Live Stories from Prishtina

LIVE

8 Korrik, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Besimi udhëheq jetët tona. Që nga momenti që jemi në barkun e nënës, ne mbrohemi dhe kujdesemi. Besimi është si shpirti. Është i padukshëm por ai përcakton zgjedhjet dhe jetët tona. Nga banorët e shpellave te mbretërit në kështjella, njerëzit kanë dashur gjithmonë të besojnë. 

Besimi ndërtohet edhe për institucionet që supozohet të na dhurojnë siguri, sepse kështu është sistemi, sepse kështu ka qenë gjithmonë.

Edhe pse ende asgjë nuk është definitive, imazhi i policisë së Kosovës dje mori tjetër ngjyrë jashtë asaj të kaltër që supozohej të shfaqte siguri.

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të së hënës në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Ama të gjithë ne tek dje pasdite u informuam për rastin edhe pse videot e rastit teksa i ndjeri rrethohej nga pesë policë kishte orë që qarkullonte online, specifikisht në Tik-Tok.

Sipas informacioneve zyrtare, Policia kishte reaguar rreth orës 00:15, pas një njoftimi se një person, i dyshuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte kalimtarë dhe automjete në rrugën “Haradin Bajrami”.

Njësitet policore e kanë vënë situatën nën kontroll dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, por përkundër përpjekjeve, mjekët kanë konstatuar se i riu kishte ndërruar jetë.

Poashtu, inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se u është caktuar masa e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë në lidhje me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit.

Ndërkaq për videon që pati qarkulluar ku një polic e godiste fizikisht një person, i cili i prangosur mbahej nga dy policë të tjerë, ishte e tmerrshme për t’u parë.

Në kuadër të hetimit, IPK-ja ka njoftuar se pritet të ndërmerren edhe shumë veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave.

***

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta kanë filluar të ndikojnë dukshëm edhe në furnizimin me ujë në disa zona të vendit. Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” kanë thënë se të dielën nuk kanë pasur ujë gjatë tërë ditës. Në KRU “Prishtina” kanë thënë se nuk janë në dijeni të këtij problemi. E në kompanitë e tjera rajonale kanë njoftuar se kanë nisur me reduktime shkaku i mungesës së ujit.

***

Me një kërkesë të pazakontë nga kolegu i tyre u përballën partitë që deri më tani kanë qenë në opozitë. Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, u kërkoi PDK-së, LDK-së e AAK-së hapjen e rrugës për konstituimin e institucioneve. Veprimi i Berishës u mirëprit nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Tha se sjellja e deputetëve sikur të fortë e moslëshimi pe është duke u bërë në kurriz të Kosovës.

Po mirë që jeni të vetëdijshëm… tash cili është veprimi?

Në anën tjetër shkuarja në zgjedhje është përmendur si zgjidhje e ngërçit nga partia fituese e zgjedhjeve. Por kjo ide nga kundërshtarët e saj u vlerësua si shantazh politik. E dështimi i konstituimit të Kuvendit, sipas shoqërisë civile, rrezikon të bllokojë funksionimin e një sërë institucionesh të pavarura.

***

Festivali filmik PriFest po i bjen do super ngjarje në restoranin e.d.h.e, që u shndërru në një qendër t’mirë kulturore. Pas një jave të ngjeshur dhe frymëzuese me PriDox, mendjen e kemi tashmë te e martja, kur fillon një kapitull i ri kinematografik me PriGlobal në kinemanë nën qiell të hapur.

Këtë javë, PriGlobal sjellë filma artistik nga mbarë bota: nga një krizë besimi në një kishë pentekostale në Holandë, tek shpërthimi i skenës punk në Poloninë e viteve ’70, e deri te një zhytje në shoqnitë e fshehura erotike në Berlinin e sotëm, me ndikime të qarta nga “Eyes Wide Shut” i Stanley Kubrick.

***

Duket sikur nëse duam ne pikëllohemi, kjo është marrëveshja, ky është pakti. Dashuria dhe mërzia janë të ndërthurura. Pikëllimi është rikujtuesi i tmerrshëm i dashurisë tonë dhe sikur për dashurinë që pikëllimi është i padiskutueshëm.