
Ad Pojana
Ad Pojana është një nga figurat më të veçanta të humorit dhe të komentuara në rrethin kulturor në Shqipëri. I njohur për inteligjencën therëse, vëzhgimin e mprehtë dhe një humor që nuk ka nevojë të bërtasë për të bërë efekt, ai ka ndërtuar një stil të vetin ku ironia bëhet mjet analize dhe absurdi merr formë të qartë. Ka qenë pjesë e emisioneve televizive që kanë lënë gjurmë në emisionin radiofonik “Summer time” poashtu edhe në “Rikoshet”, së bashku me Flor Binaj. Ka drejtuar kuizin “Leku te dera” dhe “Fiks Fare”. Tani në Paper Play nis një emision të ri që premton të sjellë humor, vëzhgim të mprehtë dhe komedi spontane në çdo episod: “Asht”, me Ad Pojana dhe Flor Binaj, çdo të martë dhe të enjte në orën 21:00.