Live Stories from Prishtina

LIVE

24 Korrik, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Mirëmëngjesi i dashur lexues, sot çele ditën me diçka si kjo: nuk mund ta kontrollosh erën, sepse ajo frynë sipas ligjeve të veta, nganjëherë me forcë, nganjëherë me qetësi, e nganjëherë nga drejtimi që më së paku e pret. Por ajo që ke gjithmonë në dorë është drejtimi i velave. Mund të mos e ndalosh stuhinë, por mund të vendosësh si do ta përballosh. Mund të mos e ndryshosh rrjedhën e rrethanave, por ke fuqinë të përshtatesh me to, të drejtosh lundrimin tënd dhe të mos e humbasësh busullën. 

Çka ka ndodhur dje në Kosovë?

Pasaporta e Republikës së Kosovës ka arritur renditjen më të lartë ndonjëherë në Indeksin Global të Pasaportave të Henley & Partners për vitin 2025. Ajo është ngjitur në vendin e 61-të nga gjithsej 199 pasaporta të listuara.

Rritja në këtë indeks nënkupton se qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë pa viza ose me viza në hyrje në më shumë vende se më parë. Konkretisht, nga viti 2021 e deri në 2025, pasaporta e Kosovës është ngritur me 41 vende, një arritje që tregon përmirësim të ndjeshëm të lirisë së udhëtimit dhe imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

***

Regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka arrestuar në mënyrë arbitrare edhe një tjetër qytetar të Kosovës. Si përgjigje, autoritetet kosovare kanë njoftuar vendet e QUINT-it (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia) dhe kanë rikonfirmuar thirrjen drejtuar qytetarëve që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë.

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti:
Ai ka paralajmëruar për “rreziqe nga provokimet dhe ndalimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.” Kjo deklaratë vjen në një klimë të tensionuar ku incidentet e tilla po përsëriten.

***

Për që ekziston një konflikt i kompetencave mes Presidencës, Qeverisë e Kuvendit ajo po shihet qartë. Përderisa afati që Kushtetuesja ia ka përcaktu Kuvendit për konstituim ende nuk ka përfunduar, ka ende hapësirë për të përmbushur detyrimin e tij.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se kërkesa e presidentes për interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e paraqitur vetëm pak ditë para përfundimit të afatit 30-ditor për konstituim të Kuvendit, ngre disa dilema.

KDI-ja ka theksuar se posaçërisht pyetja e parashtruar në kërkesë se “çfarë ndodh pas 30 ditësh”, është çështje që ka mundur të sqarohej menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në mënyrë që të sigurohej qartësi mbi pasojat juridike të moskonstituimit.

***

Ishte një mbrëmje që premtonte magji. Por “Carmen” e kompozitorit francez, Georges Bizet ka frymuar me vështirësi në sallën “AMC” në periferi të Prishtinës, me gjithë fuqinë e pasionit, rebelimit dhe tragjedisë së saj të përjetshme. Organizuar nga institucioni relativisht i ri, Opera e Kosovës, zërat e fuqishëm, ngjyrat e kostumeve, koreografia që mbushte hapësirën me jetë dhe drama që ndizte sytë e publikut, kanë krijuar për një çast ndjesinë se gjithçka ishte në vendin e vet, se muzika këndonte, trupi hidhte valle, e shpirti prekej.

Historike mbetet premiera të martën mbrëma e operës, e cila rikthehet në skenën vendore gati dy dekada pas inskenimit të parë.

***

Kur jeta të tërheq poshtë, çka bëjmë? Vetëm vazhdojmë të notojmë, ecim, fluturojmë gjithçka. Ahhh kjo është thënja ime e preferuar, çohu çdoherë që mendon se nuk do kthehesh siç ke qenë, veç edhe ma mirë ka me qenë! Besom!