Live Stories from Prishtina

LIVE

26 Korrik, 2025

A do ta zgjidhje Shqipërinë për të kaluar vitet e arta të jetës? Forbes thotë: Po.

Në listën prestigjioze të vendeve më të mira për t’u pensionuar jashtë SHBA-së në vitin 2025, revista na befasoi kur renditi Shqipërinë përkrah vendeve si Portugalia, Austria e Argjentina. Por çfarë e bën vendin tonë kaq tërheqës për pensionistët amerikanë? Lexo më poshtë.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë amerikanë po konsiderojnë të lënë SHBA-në për të jetuar vitet e arta të jetës diku jashtë vendit, revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën e saj për “Vendet më të mira për t’u pensionuar jashtë SHBA-së në 2025”. Në këtë listë përfshihen 24 vende në katër kontinente, të përzgjedhura në bazë të një game të gjerë kriteresh si kostoja e jetesës, cilësia e kujdesit shëndetësor, klima, lehtësia për të marrë qëndrim, siguria dhe pranueshmëria ndaj amerikanëve.

Mes vendeve si Portugalia, Spanja, Greqia apo Argjentina, Shqipëria bie në sy si një zgjedhje gjithnjë e më e pëlqyer për pensionistët amerikanë që kërkojnë një mënyrë jetese të qetë, të përballueshme dhe me natyrë të pasur.

Forbes e përshkruan Shqipërinë si një vend me klimë mesdhetare, plazhe dhe male piktoreske, si dhe me një kosto jetese shumë më të ulët se ajo në SHBA. Sipas tyre:

“Shqipëria ofron klimë mesdhetare, plazhe e male të bukura dhe një kosto jetese që është më pak se gjysma e mesatares amerikane.”

Kosto e ulët jetese

Jetesa në Shqipëri është përshkruar si “far lower than U.S. average”, duke e bërë atë një alternativë ideale për pensionistët që duan të zgjasin buxhetin e tyre.

Kujdes shëndetësor i mjaftueshëm

Forbes vlerëson shëndetësinë si “adekuat” me përmirësime në rritje. Megjithatë, këshillohet që pensionistët të kenë sigurim shëndetësor privat dhe në disa raste të kërkojnë specialistë në Itali.

Viza për qëndrim të gjatë

Amerikanët mund të aplikojnë për një vizë pensioni (D Long Stay Visa), e cila kërkon vetëm $17,500 të ardhura vjetore nga pensioni, më pak se në shumicën e vendeve të tjera evropiane.

Tatimi dhe siguria

Shqipëria nuk i taton të ardhurat nga pensionet e të huajve. Megjithëse nuk ka marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë me SHBA-në, kjo politikë e bën Shqipërinë tërheqëse financiarisht. Për më tepër, qeveria përshkruhet si stabile, dhe krimi serioz është i ulët.

Gjuha dhe “izolimi social”

Forbes thekson se anglishtja flitet, por jo gjithkund, që mund të sjellë sfida për ata që nuk flasin shqip. Megjithatë, prania e komuniteteve ndërkombëtare në Tiranë dhe qytete bregdetare e zbutë këtë hendek.

Destinacionet më të rekomanduara në Shqipëri:

Tirana, kryeqyteti me jetë kulturore, kujdes shëndetësor më të qasshëm dhe komunitet të gjallë.
Durrësi dhe Vlora, qytete bregdetare me plazhe, çmime të përballueshme dhe ritëm të ngadaltë jete.
Shkodra, qytet malor me bukuri natyrore dhe trashëgimi kulturore.

Vendet e tjera në listën e Forbes për 2025
Shqipëria është vetëm një nga 24 vendet në listë. Më poshtë janë disa nga më të spikaturat:

Alexander Spatari/Moment/Getty Images

Portugalia

Popullore mes amerikanëve për klimën e butë, jetën kulturore dhe mikpritjen ndaj komuniteteve LGBTQ+.
Kostot e kujdesit shëndetësor janë të ulëta, dhe transporti publik efikas e bën jetesën më të lehtë.

iStock/Getty Images

Greqia

Klima mesdhetare, historiku kulturor dhe ishujt e bukur e bëjnë tërheqëse.
Ka politika më liberale për viza pensioni.

 

Marco Bottigelli/iStock/Getty Images.

Spanja

Me një shëndetësi cilësore, sistem transporti të zhvilluar dhe shumë komunitete ndërkombëtare.
Një ndër vendet më të kërkuara për pension nga amerikanët.

 

Arkadij Schell/iStock/Getty Images

Kosta Rika

E vlerësuar për natyrën, stabilitetin politik dhe kujdesin shëndetësor me çmime të ulëta.
Ka sistem vize miqësor për të huajt.

 

iStock/Getty Images

Argjentina

Me qytete si Buenos Aires, Mendoza, Cordoba, ofron një stil evropian jete në Amerikën Latine.
Pensionistët nuk tatohen dhe mund të jetojnë mirë me më pak para.

 

 

Pse po pensionohen jashtë vendit amerikanët?
Sipas Forbes, arsyet janë të shumta:

Kosto më të ulëta jetese dhe sigurim shëndetësor më i lirë.
Klima më e favorshme, veçanërisht për ata që vuajnë nga probleme shëndetësore.
Pakënaqësi me klimën politike në SHBA dhe dëshira për një stil jete më të qetë.
Një numër rekord prej 712,000 amerikanësh që jetojnë jashtë po marrin përfitime nga Social Security në fund të vitit 2024, një rritje me 21% në 12 vjet.