Live Stories from Prishtina

LIVE

8 Gusht, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Jeta bëhet shumë më argëtuese kur ndalon së pritur për “nëse” dhe “por” dhe thjeshtë shkon me rrjedhën. Perfeksioni? Jo, nuk është mit, por nuk ja vlen të humbësh orë të tëra duke e kërkuar, ndërkohë që humbë qindra momente të vogla dhe të papërsosura që vlejnë shumë. Ti nuk ke kurrë kontroll mbi atë që mendojnë të tjerët për ty ndaj bëhu thjeshtë personi që ke ëndërruar gjithmonë të bëhesh. A ende po pret momentin e duhur?

Çka ndodh dje në Kosovë?

Motoja “kundër padrejtësisë” është kthyer të enjten në porosi për Specialen nga mijëra protestues që mbushën sheshet e Prishtinës. Ata shprehën revoltë ndaj gjykatës me seli në Hagë, e cila ka devijuar nga misioni. Përfaqësues të veteranëve të UÇK-së theksuan se Specialja do që ta deformojë historinë. Në protestë u lansua kërkesa që Këshilli i Evropës ta rishikojë rezolutën e cila përligji raportin me akuzën për trafikim organesh të pengjeve nga UÇK-ja, e pas publikimit të të cilit u shtua presioni te Kosova për ta formuar gjykatën.

Thuhet se mbi 150 mijë persona ishin pjesëmarrës për ta treguar revolten e tyre ndaj ndodhive të fundit.

Ndërkaq, deri tash, në dy procese gjyqësore ka shpallur dënime për krime lufte. Me burgim janë dënuar Salih Mustafa e Pjetër Shala.

Ndërsa një nga fjalimet më të fuqishme në protestë ishte ai i hetueses Nevenka Tromp e Tribunalit për Ish-Jugosllavinë.

“Në vitin 2020 udhëheqësit e tuaj të kohës së luftës shkuan vullnetarisht në Hagë duke besuar ashtu si ju se drejtësia do të zbatohej shpejt dhe në mënyrë të drejtë. Ata u siguruan se ky proces do të ishte transparent dhe i paanshëm dhe megjithatë ja ku jemi pesë vite më vonë, ata ende janë në paraburgim dhe nuk ka ende një vendim gjyqësor në horizont”, tha Tromp.

Folës ishin edhe Hysni Gucati, Ali Ahmeti dhe të gjithë dhanë deklarata unifikuese.

Ahmeti, një prej themeluesve të UÇK-së dhe i cili e drejton partinë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut – Bashkimin Demokratik për Integrim.

Para masës, ai tha se shqiptarët historikisht kanë qenë të bashkuar si një trup i vetëm kur u është rrezikuar dinjiteti.

***

Dje në një nga videot më shqetësuese të publikuara së fundi ishte ajo që e shfaqi Nacionale, ku disa vajza në Gjilan të gjitha të moshës së mitur, po ushtronin dhunë fizike mbi një vajzë tjetër, ishte gjesti më i shëmtuar që kam parë së fundi.

Çysh mundet njeriu me godit njeriun qashtu bre? Çysh mundesh me qenë aq e pavetëdijshme, pa kontroll mbi atë që je duke e bër? Jo dhe jo, nuk ka arsyetim për dhunën në asnjë paralele të mundshme!!

Ky nuk është thjeshtë një incident, por një thirrje alarmi për familjet, shkollat dhe institucionet që edukimi për respekt dhe kontrollë emocional nuk është opsional, por urgjent.

***

Filmi dokumentar “Palace of Youth”, i cili përqëndrohet te të rinjtë kreativë të Kosovës, u dha premierë mbrëmë në edicionin e sivjetmë të festivalit te filmit “DokuFest”. Ky projekt është realizuar pas vitesh punë dhe një nga producentet ekzekutive të tij është këngëtarja e njohur me prejardhje nga Kosova, Rita Ora.

“Në momentin që Odessa, Maddie dhe ekipi ma prezantuan këtë projekt, menjëherë pranova të jem pjesë. Ishte një mundësi për të ndriçuar talentin e jashtëzakonshëm të të rinjve në Kosovë, vend ku mbi 55% e popullsisë është nën moshën 25-vjeçare”, ka shkruar shqiptarja me famë botërore në “Instagram”.

Në projekt marrin pjesë artistë si Suada Abazi, Edona Vatoci, Lekë Morina dhe Donat Vatoci.

***

Kosova dje tregoi tri fytyrat e saj – zërin e fuqishëm kundër padrejtësisë, hijen e errët të dhunës që ende kërkon adresim dhe dritën e krijimtarisë që ngjitet në skenat botërore. Mes sfidave e shpresës, ky vend vazhdon të ecë mes të kaluarës që nuk harrohet dhe së ardhmes që kërkon guxim për t’u ndërtuar.