Live Stories from Prishtina

LIVE

10 Gusht, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues, sot është e dielë dhe me ty dua t’i ndajë tri ngjarjet kryesore të javës. Por para se të t’tregoj, dua të them diçka. Mbi të gjitha, ne duam të jemi me ty! Për me t’rrethu me dashuri, ngrohtësi dhe me t’bo me ndje shoqëri edhe kur je vet! Në veturë, në zyre, në pauzë dhe n’momentet që mendon se krejt t’kanë braktisë.

A nuk ështe e mrekullueshme me ditë që pernjëmend e ke dikë ne krah, që ta percjellë empatinë përmes valëve? Dikë që të fol n’vesh, me fjalë t’zemrës? Dikë që t’i folë shpirtit dhe e di që po bashkëndjenë për jetën tënde, atij, asaj, për dikë që e ke harruar ose për dikë që po të kujtohet tani… pikërisht me këto fjalë? Me fjalët e njerëzve që rrëfimet e tyre i kanë të bazuara në ngjarje të vërteta!

****

Para një jave, ministri Hekuran Murati na e shkroi një status sipas të cilit “qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar rekord prej 10.7 miliardë eurove”, që sipas tij, paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Thash kush qenkan ata që e paskan rritur qarkullimin. M’u kujtua KESCO, e më pas m’u kujtuan krejt pompat e benzinës dhe rrjetet e supermarketeve.
Shto këtu edhe furrat ku mantia në shkurt ishte 20 cent e tash 30 cent.

***

Në aktgjykimin e 2014-ës nuk doli ndonjë parim se ai që e BËN shumicën, e jo ai që i ka fituar zgjedhjet, mund ta zgjedhë kryetarin/en e Kuvendit dhe ta krijoj qeverinë. E tash kjo që dikur ishte “akomodim i interesave partiak” sot po kërkohet me ngulm që të bëhet ashtu.

Në aktgjykimin e datës 26 qershor, ashtu edhe në njoftimin e së premtës, mungon një element kyç: sanksioni apo sanksionet çka nëse aktgjykimi nuk respektohet (siç ndodhi me aktgjykimin e shkuar).
Nëse konstatohet, sikurse ndodhi me njoftimin e djeshëm, se kryesuesi i seancës e ka shkelur Kushtetutën, si bëhet që ai të vazhdoj ta kryesojë seancën edhe pas këtij gjykimi?

Kjo bëhet, se nuk parashihet që Dehari do të mund ta humbte mandatin, apo edhe t’i ndalohej udhëheqja e seancave, pavarësisht se është më i moshuari ndër deputetët.

Pra, njoftimi i së premtes: ftoj përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë.

Ndeshja e dytë pa sukses, duke shpresuar se e treta do të jetë e vërteta dhe se mbase nga fundi i shtatorit do ta kemi edhe një saktësim nga Kushtetuesja.

***

Tri ditë para se të dilte njoftimi, Osmani thirri një konferencë urgjente për shtyp dhe tha se po e tërhiqte kërkesën. “Tërheqja e kësaj kërkese është e domosdoshme. Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet nga persona që, sipas institucioneve të sigurisë, e rrezikojnë atë”.

E tha për gjykatësin referues, serbin, Mirosllav Llaban.

Më 2018, votimi për gjyqtarët e Kushtetueses në Kuvend ka qenë i fshehtë. Por në teori, edhe Osmani, atëherë deputete, ka mundur ta votonte Llabanin (në votim kanë marrë pjesë 115 deputetë dhe 2 vota kanë qenë të pavlefshme).

Cili ishte qëllimi Z.Presidente, panika, lënja pa kuorum e Kushtetuesës?

***

Ky artikull miq, ka për synim që të ndajë me ju pa ju rënduar por vetëm duke ju rikujtuar situatat në vend. Është në dorën tuaj që t’i gjykoni. Ne jemi një grumbull shpirtash të dhanun pas letrave që përcjellin mesazhe.
Të dhanun pas muzikës që në cdo emocion të dërgon… PPR.