Live Stories from Prishtina

LIVE

11 Gusht, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Kush kujdeset për personin që kujdeset për të gjithë të tjerët? Pyete veten: Kush kujdeset për ty? Kush të përgjigjet kur i telefonon me urgjencë? Kush ulet pranë teje në dysheme, mbështetur te muri, kur kaplohesh nga paniku? Kush e vëren dridhjen në zërin tënd kur flet, kur përpiqesh të fshehësh diçka? Kush pret mesazhin tënd ose të uron i pari ditëlindjen? Kush nuk përpiqet kurrë të flas me ty kur ti ndalon komunikimin i pari?

Çka ndodhi dje n’Kosovë?

Mediumi “Euractiv” raporton se akuzat për abuzim policor në Kosovë po rriten, me një rritje mbi 20% të rasteve të raportuara në tre vitet e fundit, sipas vetë Inspektoratit të Policisë. Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut dhe moszbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kanë thelluar hendekun e besimit, sidomos tek komuniteti serb.

Mediumi i huaj e ka pasqyruar situatën kështu: “Pas dorëheqjes së mbi 600 policëve serb, vendosja e policëve shqiptarë në veri dhe trajnimi i përshpejtuar kanë ngritur shqetësime serioze për standardet, përfaqësimin etnik dhe përdorimin e forcës. BE-ja ka ngrirë ndihmën financiare dhe ka ulur kontaktet e nivelit të lartë, ndërsa imazhi ndërkombëtar i Policisë së Kosovës po dëmtohet rëndë”.

Nuk është aspak mirë me pa artikuj të tillë për policinë e Kosovës, gjynah me pa reputacionin e policisë kështu.

***

Tre persona janë vrarë të dielën në mesditë nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar se të dyshuar për vrasjen janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra. Të tre janë në arrati. I dyshuari kryesor ka shumë raste penale, nga to edhe për fajde, detyrim e organizim të grupit kriminal. Dy ministra kanë fajësuar prokurorinë dhe gjykatat, meqë dy nga të dyshuarit u liruan nga paraburgimi pak muaj më parë.

Për vrasjen e trefishtë ka reaguar edhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri.
“Është e dhimbshme që prej epitetit qytet i paqes e i respektit dhe qytetit pa asnjë vrasje, në vitet e fundit Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e të kronikës së zezë”, ka shkruar Haziri. “Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”.

E, drejtori i Policisë për rajonin e Gjilanit tha se rasti është i izoluar.

****

Është festivali më jetëgjatë në Kosovë dhe prej atyre me historinë më të gjatë në rajon. Këtë vit Festivali i Teatrove në Ferizaj pritet ta mbajë edicionin e 55-të, prej 1 deri më 7 shtator. Gjithsej gjashtë shfaqje do të jenë në konkurrencë për kategorinë kryesore dhe katër të tjera në kategorinë “Youth in the Black Box”.

Këtë vit Festivali i Teatrove në Ferizaj pritet ta mbajë edicionin nga 1 deri më 7 shtator.

Gjithsej gjashtë shfaqje do të jenë në konkurrencë për kategorinë kryesore dhe katër të tjera në kategorinë “Youth in the Black Box”.

***

Mos e mat jetën me numrin e gjërave që arrin të bësh, por me thellësinë e momenteve që arrinë t’i jetosh. Produktiviteti matet me orë pune, por prania matet me zemër. Sa më shumë të jesh i pranishëm në çdo hap, aq më të plota bëhen ditët e tua.