Live Stories from Prishtina

LIVE

12 Gusht, 2025

Jetojmë në një kohë kur një algoritëm mund të shkruajë poezi, të pikturojë në stilin e Van Gogh por kurrë si Gogh dhe të përpiloj kontrata ligjore në sekonda.

Në botën e biznesit, ekzistojnë dy lloje njerëzish:

Specialistët dhe të përgjithshmit.

Mozarti ishte një specialist. Ai filloi të performonte muzikë në publik në moshën 6 vjeçare dhe ja kushtoi pjesën tjetër të jetës së tij kompozimit dhe interpretimit të muzikës.

Kur bëhet fjalë për të “përgjithshmit”, Leonardo Da Vinci ishte GJITHÇKA, një piktor, shkencëtar, inxhinier, shpikës, arkitekt, skulptor dhe student i anatomisë.

Por gjithmonë kam pasur vështirësi me idenë e të qenit specialist. Jam shumë kurioz. Bota është si katalogu i Netflix-it, me komedi, drama, stand-up, dokumentarë, fantastiko-shkencorë, trillera etj., nga të cilët mund të zgjedhësh përgjigjen e kësaj pyetjeje: se si mund ta kalosh gjithë jetën duke parë vetëm filma perëndimor?

Sigurisht, bota ka nevojë për specialistët e saj si neurokirurgët, fizikantët kuantikë dhe kampionët olimpik. Thellësia e ekspertizës së tyre është e paçmuar. Por, megjithëse nuk është e vërtetë për të gjitha fushat (p.sh. shkencën, mjekësinë), mendoj se ka një pikë të zvogëlimit të fitimeve kur bëhet fjalë për përvetësimin e aftësive.

Për shembull, nëse jeni tashmë një “kontabilist shumë i mirë” , a ja vlenë të shpenzoni shumë më tepër orë për t’u bërë një “kontabilist super super i mirë” ?

Unë mendoj se jo.

Të shpenzosh kohë duke punuar në një aftësi që plotëson aftësitë tuaja në kontabilitet vetëm do t’ju jap më shumë avantazh, e pikërishtë këtu bëhet i rëndësishëm koncepti i “grumbullimit të talenteve”.

Grumbullimi i talenteve

Ideja e grumbullimit të talenteve, e popullarizuar nga autori Scott Adams, është kjo: kombinimi i një sërë aftësish të moderuara mund të krijojë diçka të jashtëzakonshme. Vetë Adams është shembulli i përsosur:

Ai ishte një biznesmen me sukses të moderuar, por jo Jeff Bezos.

Ai sillte argëtim, por nuk ishte Jerry Seinfeld.

Ai mund të skiconte, por nuk ishte Van Gogh.

Ai mund të shkruante, por nuk ishte Heminguej.

Individualisht, këto talente kishin pak vlerë, por TË KOMBINUARA, ato rezultuan në Dilbert, stripin komik të famshëm botëror për një zyrë korporate.

Ja disa lojtarë të tjerë të famshëm që mbledhin talente (pak të thjeshtuar për qëllime ilustruese):

Steve Jobs = Kompjuter + dizajn + marketing + biznes

Dwayne “The Rock” Johnson = Atletikë + aktrim + etikë pune + karizëm + inteligjencë biznesi

Phil Knight (themelues i Nike) = Atletikë + dizajn këpucësh + ndërmarrësi + biznes (i diplomuar në MBA)

Donald Trump = Aftësi biznesi + negocim + marrje rreziku + krijim marke + vetëbesim ekstrem

Pra, cilat aftësi janë të dobishme (në biznes)?

Ndërsa kompetenca strategjike është thelbësore, nuk keni nevojë të jeni më i miri. Fuqia e vërtetë qëndron në sinergjinë e aftësive tuaja.

Siç mund ta shihni edhe nga shembujt lartë, kombinimet e mundshme janë të pafundme. Megjithatë, mendoj se tre aftësi, në veçanti, janë “shumëfishuese” për çdo grumbull talentesh:

Komunikimi (shkrimi, të folurit në publik) krijon një urë lidhëse midis jush dhe botës. Nuk është rastësi që shumica e njerëzve më të paharrueshëm në histori ishin komunikues të shkëlqyer.

Teknologjia është gurthemeli i progresit njerëzor, kështu që të qëndrosh një hap përpara është e paçmuar.

Psikologjia, shitjet, negociatat dhe lidershipi të gjitha përfundojnë në të kuptuarit se si njerëzit mendojnë dhe marrin vendime.

Çka është morali i historisë në këtë artikull?

Ekziston një shprehje e vjetër: “Një mjeshtër i të gjitha zanateve, nuk është mjeshtër i asnjërit”.

Në një botë që i vlerëson specialistët, ka vend për burra dhe gra të aftë të Rilindjes. Ironikisht, përvetësimi i një grupi unik që kanë aftësi të përgjithshme, të kombinuara, mund t’ju bëjnë një specialist të veçantë.