Live Stories from Prishtina

LIVE

15 Gusht, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Mos u dorëzo para se të nisesh, çdo hero ka filluar si dikush që s’ishte gati, (Rocky, 1976). Kjo të kujton se guximi shpesh lindë nga hapat e parë, jo nga përgatitja perfekte, sepse tek e fundit, çdo gjë është përfekte në mënyrën e vet.

***

Çka e përshkroi javën në Kosovë me gjërat më të mira që kanë ndodhur në vendin pa kuvend tash e 6 muaj?

A do të arrijë debutimi i Korit të Filharmonisë së Kosovës në Hamburg dhe Düsseldorf të bashkoj kulturat shqiptare e evropiane në një skenë të vetme?

A do ta forcoj aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë sigurinë rajonale përmes blerjeve të përbashkëta të armatimit?

Si do të ndikoj aktakuza e re ndaj 21 të dyshuarve për krime lufte në kërkimin e drejtësisë për viktimat e viteve 1998–1999?

***

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të shënojë debutimin e tij në Gjermani më 8 shtator në Hamburg dhe më 9 shtator në Düsseldorf, në kuadër të një programi të pasur që bashkon muzikën korale shqiptare me atë evropiane.

Koncertet, të drejtuara nga dirigjenti Hajrullah Syla, do të përfshijnë vepra të kompozitorëve kosovarë si Halit Kasapolli, Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi dhe Baki Jashari, si dhe krijime të autorëve botërorë si Johannes Brahms, Ēriks Ešenvalds, Jan Sandström, Michael Ostzryga dhe Jake Runestad.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dardan Selimaj, këto performanca shënojnë jo vetëm një prezantim ndërkombëtar të rëndësishëm, por edhe hapjen e sezonit të ri 2025/2026 dhe 25-vjetorin e themelimit të institucionit.

***

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po hyjnë në fazën përfundimtare të konkretizimit të aleancës së tyre ushtarake, me një plan zbatimi që pritet të finalizohet në shtator.

Marrëveshja e firmosur më herët nga ministrat e mbrojtjes, synon rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, organizimin e stërvitjeve të përbashkëta dhe realizimin e blerjeve të përbashkëta të armatimit.

A do ja shohim hajrin këtij modeli, a do ta ulë koston ky kontraktim, të përshpejtoj procesin e furnizimit dhe ndihmoj në standardizimin e kapaciteteve ushtarake në përputhje me praktikat e NATO-s. Si dhe a do të na vendosë në NATO?

Shqipëria dhe Kroacia janë vende anëtare të NATO-s, organizatë ku Kosova synon të anëtarësohet. Por, aktualisht, brenda kësaj organizate janë katër shtete që nuk ja njohin shtetësinë Kosovës.

***

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë gjatë luftës së viteve 1998–1999. Aktakuza, e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë pas viteve hetimesh intensive, akuzon persona me autoritet mbi ushtrinë jugosllave dhe policinë serbe të asaj kohe.

Sipas prokurorit të rastit, Atdhe Dema, provat e mbledhura dëshmojnë përfshirjen e të pandehurve në dëbimin dhe keqtrajtimin e popullsisë civile shqiptare gjatë periudhës janar–qershor, 1999.

***

Një komb nuk matet vetëm me historinë që ka, por me guximin për ta çuar artin, bashkëpunimin dhe drejtësinë përpara edhe në kohë sfidash. Kur muzika ndërthurë gjuhë të ndryshme, aleancat ushtarake krijojnë besim dhe drejtësia hapë plagët për t’i shëruar, atëherë jemi më afër paqes që e kërkojmë.