Fakte abstrakte
15 Gusht, 2025
Shumë njerëz e kanë provuar:
Ke qenë aq gjatë vetëm, sa edhe ideja për të futur dikë të ri në jetën tënde, duket e huaj. Në fillim ndoshta e ke shijuar lirinë, pastaj të ka ardhur paksa mërzia, e ndonjëherë të ka kapur frika se ndoshta kjo do të mbetet përgjithmonë.
(Pa pritur prej idesë që do mbetësh vetëm, të vijnë në mendje “kushërirat” që ka përmendur ndonjë familjarë që kanë mbetë pa martuar dhe e vë në pikëpyetje se “a do mbetesh edhe ti?”, nëse mbetë “çka është ajo ndjenjë?” dhe “pse merret shembull jo për të mirë?)”.
Me kohë, e pranon, por një pjesë e jotja pyet veten nëse ndjenjat e forta romantike do të kthehen ndonjëherë.
Ka nga ata që takojnë njerëz, dalin për kafe ose darkë, por nuk ndjejnë asgjë të veçantë. Disa thonë: “Ndoshta lidhja ime e parë ka qenë aq e mirë, sa çdo gjë tjetër duket e zbehtë”; të tjerë dyshojnë se thjeshtë zemra u është mbyllur me kohë.
Ka edhe njerëz që e kanë ndërtuar jetën e tyre në mënyrë që të ndihen të plotësuar vetëm:
Përshembull me punën që e duan, me një rreth shoqëror të stabilizuar, rutinë që u pëlqen. E prandaj ideja për të ndryshuar këtë ekuilibër për t’i bërë vend dikujt tjetër i tremb.
Pse ndodhë kjo? (Kujdes: këto nuk janë këshilla profesionale thjeshtë të bazuara në eksperiencë personale)!
Mungesa e ndjenjës romantike mund të vijë nga eksperienca të kaluara ku je ndjerë i lënduar ose i braktisur.
Komoditeti i vetmisë: Sa më gjatë je vetëm, aq më shumë rutina jote bëhet “shtëpi” dhe çdo ndryshim duket si sakrificë.
Etiketimet: Disa e përshkruajnë veten si demiseksualë (ndjenja lindë vetëm kur krijohet lidhje emocionale e thellë), të tjerë si aseksualë – por jo gjithmonë këto përkufizime i përshtaten të gjithëve.
Si mund ta nisësh sërish?
Largo presionin e “firework” në takimin e parë, nuk ka pse të ndodhë magjia menjëherë.
Jepi kohë, vendos që para se të heqësh dorë nga dikush, do bësh të paktën tri takime.
Komuniko hapur, trego që po e merr me ngadalë, në mënyrë që tjetri ta kuptoj ritmin tënd.
Rivlerëso kufijtë dhe nevojat, kupto çfarë nuk negocion dhe çfarë mund të ndryshosh.
Shiko brenda vetes, ndonjëherë, një bisedë me një terapist mund të ndihmojë të kuptosh nëse pengesat janë emocionale apo thjeshtë zgjedhja jote.
Në fund të fundit, nuk ka asgjë të keqe të mos ndjesh dëshirë për lidhje për disa muaj, madje edhe vite. Por nëse e di që dëshiron ta provosh sërish, mbaje një pjesë të hapur për mundësi. Dil në termat e tu, mos tolero asgjë që nuk të bën mirë dhe mos harro se ndjenjat ndonjëherë vijnë ngadalë, por vijnë.