Live Stories from Prishtina

LIVE

22 Gusht, 2025

Askush nuk e dinte që verzioni i injektueshëm i Ozempic, i cili u aprovua për njerëz në vitin 2017 do të kishte popullaritetin që ka sot.

Prej thashethemeve që u përdor nga bukuroshet, Kardashian e Jenner, tek ata që e pranuan publikisht si aktorja amerikane Kathy Bates, e deri tek shoqëria jonë që për t’ju shmangur operimit të lukthit, që dikur kishte një vëmendje masive, përdoren Ozempic-un për humbje peshe.

Me një ndikim të ngjashëm si Ozempic është edhe Mounjaro.

Megjithëse funksionojnë në një mënyrë të ngjashme. Mounjaro i aktivizon receptorët GLP-1 dhe GIP, ndërsa Ozempic vepron vetëm në GLP-1. Të dy janë miratuar për të ulur sheqerin në gjak tek njerëzit me diabet të tipit 2 në kombinim me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime.

Deri sa po qarkullojnë lajmet për ngritjen e dyfishtë të çmimeve të Mounjaro-s dhe Ozempic, nutricistët po shqyrtojnë nëse ka mënyra të lira për ta shtypur oreksin. Nutricionistja Louise Pyne dha këto ide kur foli për këtë temë.

Eli Lilly, CEO i Mounjaros në SHBA, ka njoftuar se do të dyfishoj çmimin e ilaçit të tij nga 1 shtatori, kjo pas ndërhyrjes së Donald Trump, i cili kërkoi që vendet e tjera të ndalojnë përfitimin nga produktet amerikane pa dhënë asgjë në këmbim.

Që nga ky lajm, është raportuar se Asda Online Doctor (linjë e shitjeve të produkteve shëndetësore) ka pasur rritje prej 350 për qind ndërsa London MedExpress ka përjetuar një rritje prej 40% të porosive.

Shitjet e Ozempic, (i cili është më i lirë), janë rritur me më shumë se 500% që nga ky lajm.

Përdorimi i këtyre dy ilaçeve mund të duket si një rrugë e shkurtër e lehtë për të humbur peshë, por ka disa efekte anësore të tmerrshme që vijnë me injeksione. Të përzierat dhe të vjellat janë simptomat më të zakonshme, mund t’u dëmtohen veshkat dhe mëlçinë, problemet me fshikëzën e tëmthit dhe pankreatiti (inflamacion i pankreasit) janë gjithashtu disa prej efekteve anësore të dëmshme që përjetojnë disa përdorues, të shoqëruara me shqetësimet për shtimin e peshës pas ndërprerjes së ilaçit. Shto faktin që dy ilaçet mund të kushtojnë rreth 300 funta në muaj.

Çka nuk dinë njerëzit është se grupe të caktuara ushqimore rrisin natyrshëm prodhimin e GLP-1 (hormoni që çlirohet natyrshëm nga zorrët pas ngrënies dhe që stimulon insulinën, ulë sheqerin në gjak, ngadalëson tretjen, zvogëlon oreksin dhe nxitë ndjenjën e ngopjes). Kjo do të thotë se potencialisht mund të arrini të njëjtat efekte pa pasur nevojë të përdorni Ozempic.

Përshembull: ushqime të fermentuara, si lakra turshi, kefiri, kosi, kombucha, dhallë, ajran, që konsiderohen si ushqime që ndihmojnë në humbjen e peshës, pasi mikroorganizmat që ndodhen në këto ushqime i zbërthejnë sheqernat.

 

Hani më shumë tërshërë, banane të gjelbër dhe thekër.

Nëse ndiheni gjithmonë të uritur, hani më shumë fibra. Fibrat e ndryshojnë urinë duke stimuluar GLP-1. Burimet më të mira janë fibrat e fermentueshme si beta-glukani, i cili gjendet në tërshërë, thekër dhe elb, së bashku me pektinën, e cila është një fibër që gjendet në lëkurën e mollëve, dardhave dhe bananeve të gjelbra.

Këto ushqime ndihmojnë në uljen natyrale të madhësisë së porcioneve, ndërsa frenojnë dëshirën për të ngrënë ushqime të lehta midis vakteve.

Polifenolet si selinoja dhe shpargu stimulojnë efektin Ozempic.

Bimët me ngjyra të ndezura përmbajnë lëndë ushqyese si antioksidantë, të cilët janë të lidhur me lëndë ushqyese shumë specifike që mbështesin shëndetin dhe polifenolet, janë një klasë antioksidantësh që gjenden në një sërë ushqimesh, e të cilat konsiderohen një mënyrë e fuqishme për të stimuluar efektin Ozempic.

Bëjeni një smoothie të mbushur me polifenole për mëngjes ose shtoni ato në një sallatë në vaktet kryesore. Është interesante se çaji dhe kafeja janë gjithashtu burime të pasura me polifenole, kështuqë ju mund të keni përfitime edhe nga çaji juaj i mëngjesit.

 

Vaji i ullirit dhe avokado ndihmojnë në stimulimin e të njëjtit hormon si Ozempic.

Një dietë e ekuilibruar nuk do të thotë të hash shumë nga një grup i vetëm ushqimor, por përkundrazi përqendrohet rreth një shumëllojshmërie të kategorive të ndryshme ushqimore. Yndyrnat e shëndetshme janë një klasë ushqimesh që nuk duhet të neglizhohet veçanërisht nëse jeni në mision për të humbur peshë.

Përshembull vaj ulliri, avokado, arra dhe fara dhe peshk vajor, ndihmojnë në stimulimin e GLP-1 me një studim që tregon se njerëz me diabet të tipit 1 shfaqën një përgjigje më të lartë të GLP-1 pas një vakti që përmbante vaj ulliri krahasuar me një që përmbante gjalpë.

Jo të gjithë e dinë këtë, por proteina është Ozempiku i natyrës.

Për të rritur ndjesinë e ngopjes, hani përmbajtjen e proteinave të pjatës suaj para karbohidrateve për të ngadalësuar tretjen dhe thithjen e glukozës.