Live Stories from Prishtina

LIVE

3 Shtator, 2025

1.Çfarë dimë për Chloé Malle, kryeredaktoren e re të VOGUE?

2.Chloé Malle, 39-vjeçare, është emëruar kryeredaktore e American Vogue, duke pasuar Anna Wintour, e cila e mbajti këtë post për 37 vjet.

3.Ajo ju bashkua VOGUE në vitin 2011 si redaktore e temave sociale në moshën 25-vjeçare. Më vonë pati sjellë në vëmendje, se i ishte thënë që kishte veshur një “veshje koti” në intervistë – një histori që ajo e krahasoi me një skenë nga filmi “The Devil Wears Prada”.

4.Malle ka punuar në VOGUE për 14 vjet, së fundmi si redaktore e VOGUE.com dhe bashkë-prezantuese e podcastit të revistës, The Run Through.

5.Ajo është vajza e aktores Candice Bergen dhe regjisorit francez Louis Malle. Vitet e para të jetës i kaloi mes Los Anxhelosit dhe Parisit, kur ajo ishte vetëm 10 vjeç.

6.Para se t’i bashkohej revistës VOGUE, Malle raportonte për patundshmëri në “New York Observer” dhe punoi si gazetare e pavarur.

7.Ajo ka shprehur qëndrimet politike në podcastin dhe rrjetet e saj sociale, duke përfshirë edhe mbështetjen për kandidatët demokrat. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në marshimet për të drejtat e grave.

8.Ka realizuar intervista ekskluzive si ajo e martesës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, e cila ishte ngjarja më e përfolur e verës. Derisa mediat tjera kishin fotot e dasmës, VOGUE në kopertinën e saj të qershorit, kishte brenda një shkrim të detajuar rreth dasmës.

Në një qëndrim të sajin pasi mori poziten tha se: “Vogue tashmë e ka gdhendur njeriun që jam sot, jam e entuziazmuar për gdhendjen që do t’i jap unë Vogue”!

A mundet redaktorja e re të ndryshoj lojën?

Anna Wintour (1988–2024) është shembulli më i qartë. Ajo e shndërroi VOGUE nga një revistë prestigjioze në një platformë globale trendesh. Vendime të saj për kopertinat (p.sh. vendosja e figurave të muzikës pop, aktoreve, e jo vetëm modeleve tradicionale) ndryshuan mënyrën si bota e percepton modën, jo thjeshtë si luks, por si kulturë, pop, politikë e shoqëri.

Edhe para saj, Diana Vreeland (1963–1971) solli një frymë eksperimentale e artistike, duke e nxjerrë modën nga kufijtë e rrobave dhe duke e shndërruar në një lloj arti vizual e narrativ.