Live Stories from Prishtina

LIVE

Rikoshet

Një emision plot humor e satirë. Për 180 minuta trajtohet me batuta, tema nga më të ndryshmet. Krijuar nga Indri Topi dhe Florjan Binaj, emisioni legjendar “Rikoshet” vjen në Paper Radio duke risjellur edhe bashkë-moderatorin Adi Pojana. Prezantuesit ngrenë probleme të shoqërisë shqiptare edhe nepermjet personazheve që ftohen në telefon (personazhe të interpretuara nga Florjan Binaj) i “analizojnë” dhe i trajtojnë gjithnjë me një humor “therës”. Emisioni është interaktiv, ku për temën ftohen dëgjuesit të shkruajnë SMS dhe herë pas here me anë të linjës telefonike prezantuesit komunikojnë me dëgjues të përzgjedhur më parë.