Live Stories from Prishtina

LIVE

14 Shtator, 2025

Një garë epike që bashkoi fuqinë fizike me historinë në zemër të qytetit të gurtë.

Gjirokastër, 14 Shtator 2025 – Kalaja legjendare e Gjirokastrës u shndërrua në arenën më sfiduese të vitit, ku mbi 100 atletë nga Shqipëria u mblodhën për të testuar kufijtë e tyre në edicionin e dytë të ngjarjes sportive Red Bull Conquer the Castle.

Në një kurs 1.5 km të mbushur me 12 pengesa të ndryshme, të vendosura mes mureve të lashta dhe kalldrëmeve të pjerrëta, garuesit u përballën me një provë që kërkonte forcë, shkathtësi, qëndrueshmëri dhe strategji. Terreni i vështirë dhe atmosfera unike e kalasë ofruan një skenografi që i dha garës një dimension magjik dhe të paharrueshëm.

🏰 Kalaja madhështore 2500 vjecare e ndërtuar mbi kodrën që mbizotëron qytetin, sfidoi si kurrë më parë garuesit fizikisht dhe mendërisht. Çdo hap në rrugicat me kalldrëm dhe çdo përpjekje për të kaluar pengesat ishte një betejë për kohën – dhe për fitoren!

⏱ Koha ishte çelsi: garuesit niseshin me distancë nga njëri-tjetri, dhe vetëm 24 më të mirët me kohët më të shpejta arritën të kualifikoheshin në finalen emocionuese, ku çdo sekondë vendoste fatin e “Pushtuesit të Kalasë”.

🥇 Fituesit:
Meshkuj:
• Vendi i parë: Kevin Hallop (Estoni)
• Vendi i dytë: Hatem Idrizllari
• Vendi i tretë: Jashar Ndregjoni

Femra:
• Vendi i parë: Eulalia Puig Vilardell (Estoni)
• Vendi i dytë: Bleona Koka
• Vendi i tretë: Erjona Bokciu

Fituesi i vendit të parë Kevin Hallop u shpreh:

“Terreni ishte i jashtëzakonshëm dhe shumë sfidues. Ishte hera ime e parë në Shqipëri dhe nuk e prisja të fitoja, por kjo përvojë më frymëzoi jashtë mase. Do të kthehem patjetër!”

Eventi Red Bull Conquer the Castle i dha jetë Gjirokastrës, duke e kthyer qytetin në një qendër të sportit dhe adrenalinës për një ditë të tërë. Sportistë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe Europa krijuan një atmosferë të paharrueshme, duke festuar bashkimin e kulturës, historisë dhe sportit në një mënyrë unike dhe emocionuese.