Live Stories from Prishtina

LIVE

16 Shtator, 2025

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Çfarëdo që është për ty do të të gjejë ty, në po të njëjtën formë si ti i hapë rrugën vetes. Zëvendësoje fjalinë: “nuk kam kohë” me “koha ime është avantazhi im, jo limitimi im”!

Çka po ndodhë në Shqipëri?

Shqipëria sot ka bërë edhe një hap drejt anëtarësimit në BE. Në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë ka hapur edhe katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka siguruar se Shqipëria do të vazhdoj angazhimin maksimal për t’i përmbushur objektivat. Me hapjen e katër kapitujve të rinj, tashmë Shqipëria ka çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur.

BE-ja, si një prind që gjithmonë gjen ndonjë “detyrë shtesë”, duket se nuk lodhet kurrë me këtë lojë kapitujsh. Deri kur oj Evropë?

***

Me 79 vota, mazhoranca ndryshoi rregulloren për përbërjen e komisioneve parlamentare, ku mes tyre janë dhe ngritja e 11 komisioneve parlamentare të përhershme, nga 8 që janë aktualisht.

Në një Shqipëri ku ministrat shpiken më shpejt se aplikacionet e reja të iPhone-it, Sali Berisha ka shpërthyer sot kundër “ministres virtuale” Diella.

Ndërkohë që kryeministri Rama duket se e ka marrë seriozisht tranzicionin digjital e tash ndoshta pas Diellës do të krijoj edhe ndonjë Alexa për teknologjinë.

Sali Berisha ka njoftuar se Partia Demokratike do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dy vendime: dekretimin e ministres Diella nga presidenti dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit që kaluan vetëm me votat e mazhorancës.

Ai e cilësoi emërimin e ministres si “akt të pashembullt” dhe akuzoi qeverinë dhe presidentin për shkelje të Kushtetutës, ndërsa për rregulloren tha se është miratuar në mënyrë të jashtligjshme dhe në dëm të opozitës.

***

Ajo që vërtet ka rëndësi, si për individin ashtu edhe për vendin, është t’i hapësh rrugën vetes dhe të lëvizësh përpara me vendosmëri, duke e kthyer çdo sfidë në mundësi.