Bota
13 Tetor, 2025
Janë gatimet ato që u japin hijeshi vendeve, që e bëjnë rrugën ku ndodhën më të njohur dhe që i ndihmojnë njerëzit të ndërtojnë kujtime.
Bile në botë sa është shkru për dashurinë qaq është shkruar edhe për ushqimin, që është ajo fjalia “ushqimi është për trupin, dashuria për shpirtin, e një vakt i mirë i bashkon të dyja”.
Të hash është një nevojë, e të hash me shije është një art. Francezët gjithmonë ja kanë thanë për art, e kanë ditë që artin ta tregojnë edhe në ushqim.
Në Londër prej vitit 1977, kultura franceze ka zbritur në një prej lagjeve ma të pasura të kryeqytetit më të njohur në botë.
La Crêperie de Hampstead është një vend i njohur për krepa, i vendosur pranë Hampstead High Street.
Me një tezgë të vogël ka fituar reputacionin për shërbimin e krepave më të mira në qytet, duke tërhequr turma që kanë pas kuriozitet për të provuar shijen e përfolur të krepave çdo ditë të javës. Fokusi i tyre është të përgatisin krepa që të shkrihen në gojë me një përzierje të përsosur, krokante pas prekjes së gjalpit.
Menuja u përshtatet atyre që pëlqejnë shijen e kripur ashtu edhe atyre që pëlqejnë shijen e ëmbël, duke ofruar përgatitje të krepave me djath, proshutë, shpargull, kërpudha, spinaq dhe hudhër. Tek kombinimet e ëmbla natyrisht si ato me banane dhe qumësht belg ose çokollatë e bardhë, e mbuluar me arra.
Sharmi i La Crêperie de Hampstead nuk qëndron vetëm në ofertat e saj të shijshme, por edhe në përvojën autentike që ofron. Me stafin nga Franca që përgatit me mjeshtëri çdo krep, vizitorët mund të shijojnë një shije që rivalizon atë që do të gjenin në Francë.
Suksesi i kreperisë e ka shndërruar atë në një “institucion” në Hampstead, të dashur nga vendasit, turistët dhe madje edhe nga personazhet e famshëm.
Krahas shërbimit të krepave të shijshme, shefi i kuzhinës De Mesquita krenohet gjithashtu që u mëson atyre që aspirojnë të bëhen profesionistë në gatimin e krepave, që tradita dhe arti i përgatitjes së krepave të ruhen.
Në 2020, La Crêperie de Hampstead i bashkohet një tezgë me emrin jo shumë ndryshe nga ai i origjinales, La Crêperie.
Rivalitet i heshtur, mes dy standeve që shesin produktin e njëjtë në një distancë prej 5 metrash nga ajo e para “Le Creperie de Hampstead” (shih në foto poshtë).
Pamja me radhën e gjatë në pritje të La Crêperie de Hampstead ka qenë një pamje e zakonshme përpara pub-it “King William IV” për më shumë se 40 vjet.
Modelet Kate Moss dhe Kelly Brook, si dhe ylli i One Direction, Harry Styles, kanë qenë ndër klientët e saj të famshëm.
Pronari i pub-it “Mbretit William IV”, Jimmy McGrath,kishte deklaruar se:
“Ka mjaftueshëm për tre tezga me krepa, lëre më për dy. Kam dëgjuar se ka njerëz që kanë pritur në radhë për dy orë më parë, kështu që tash ka mjaftueshëm për të gjithë”.
Menaxheri i La Crêperie de Hampstead, Redouane Ait Iich, kishte deklaruar se ishte i habitur nga konkurrentët e tij të rinj, por nuk ishte i mërzitur.
“Të gjithëve u lejohet të shesin gjithçka. Çështja është se ata po shesin pikërisht atë që bëjmë ne. Madje e quanin veten ‘La Crêperie’ si ne”, kishte thënë ai.
Janë grumbujt e njerëzve që presin, buzëqeshjet që shpërndahen dhe ajo shije që të bën të kthehesh sërish.





