Live Stories from Prishtina

LIVE

14 Tetor, 2025

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Po e nisi me diçka të fuqishme që e pashë në mes të lojës dhe fitores historike të Kosovës ndaj Suedisë në Gothenburg “ne nuk jemi komb kosovar, lindim dhe vdesim shqiptar.”

Po besoj mjafton sa me e fillu ditën.

Le të diskutojmë pak çka është duke ndodhur në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje publike që qytetarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora t’i bashkohen protestës mbarëkombëtare që do të zhvillohet më 17 tetor, në orën 17:00 në Tiranë.

Protesta kërkon drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Në një postim në Facebook, Rama shkroi se ishte “i nderuar” të publikonte ftesën e organizatorëve, duke shtuar se “Liria ka emër”.

Tani thojnë “dy shqiptarë nuk kalojnë mirë si t’i bojsh bashkë”, bëjnë edhe që ç’ke me të.

***

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, nuk e ka fshehur admirimin a xhelozinë (s’di njeri çka i thotë) për lojtarët si Xhimshiti dhe Hysaj.

Madje i nderuari as nuk kishte fjetur, jo prej zemërimit, por prej trishtimit, sipas tij.

Po çysh mos me u trishtu çfarë lajme, e quajtën tragjedi rezultatin e lojës.

“Por ne nuk kemi lojtarë që luajnë aty rregullisht. Kemi vetëm Stankoviçin, djalin e Dejanit, se këtij të birit nuk ia di emrin. Kurse shqiptarët kanë lojtarë që luajnë te Lazio (Hysaj), kanë lojtarë që luajnë te Atalanta (Gjimshiti) dhe janë lojtarë që kanë peshë aty. Ne s’kemi për momentin”, tha ndër të tjera presidenti i Serbisë.

***

Partia Demokratike (PD), si opozitë, ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të krijoj një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar marrëdhëniet dhe veprimet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Në thelb, kjo është një kërkesë për hetim parlamentar që synon të zbuloj nëse ndonjë zyrtar shqiptar (në veçanti nga qeveria aktuale) ka vepruar në mënyrë të paligjshme ose të papërshtatshme në kontaktet me McGonigal, i cili është dënuar në SHBA për çështje që lidhen me korrupsion dhe lidhje të paligjshme me shtetas të huaj, përfshirë edhe Shqipërinë.

Komisioni, nëse miratohet, do të ketë: 11 anëtarë, ku 5 do jenë nga PD dhe 6 nga PS, si dhe do të ketë 6 muaj afat për ta bërë hetimin.

 ***
I dashur lexues, e kam thënë edhe njëherë: të ngurrosh do të thotë ta mbysësh prezencën, shqetësimi e mbytë paqen, dyshimi e mbytë besimin dhe egoja e mbytë dashurinë. Lexoje nga ana tjetër tash.