Dje n’Kosovë
15 Tetor, 2025
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, edhe pse ke luftuar me probleme familjare, betejat në mendjen tënde dhe ke mbajtur më shumë se çdokush mund ta imagjinoj, prap se prap u jep më të mirën të gjithëve përreth teje, edhe kur je duke vuajtur brenda vetes. Çfarë shpirti i fortë dhe i butë që je. Uroj që jeta të të kthejë gjithçka që ke dhënë. Jam krenar për ty që zgjedhë të dhurosh diçka çdo ditë.
Çka ndodhi dje në Kosovë?
PDK për humbjen drastike në Drenas e largoi fokusin duke e çu në Mitrovicë. LDK për humbjen në Fushë Kosovë e largoi fokusin duke e vendosur tek fitorja në Prishtinë. LVV me përformancën e dobët në Prishtinë e largoi fokusin drejt fitores në Fushë Kosovë, e në krejt këtë shpërqëndrim askush nuk e foli fitoren e Listës Serbe në 9 komuna dhe një balotazh në Kllokot.
Procesi i verifikimit të votave për zgjedhjet e kryetarëve të komunave në Kosovë ka përfunduar plotësisht në disa komuna, ndërsa në qendrat më të mëdha po ecën me ritëm më të ngadaltë.
Në Junik pritet balotazh mes Ruzhdi Shehut (LDK) dhe Agron Kuçit (AAK), ndërsa në Han të Elezit kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi, ka fituar me 50.96% të votave ndaj Rufki Sumës.
Në komunat me shumicë serbe si Novobërdë, Zveçan, Ranillugë dhe Partesh, Lista Serbe ka siguruar fitore pa balotazh, njëjtë si Abdulhadi Krasniç (KDTP) në Mamushë.
Procesi i verifikimit në qytetet e mëdha vazhdon: janë verifikuar 13% e votave në Gjakovë, 26% në Gjilan, 20.9% në Mitrovicë, 17% në Pejë, 9% në Prishtinë, 1.27% në Prizren dhe 35% në Ferizaj.
Duhet të theksohet që mbi 33 mijë zarfe me vota nga diaspora nuk janë sjellë ende.
***
Jon Dahl Tomasson është shkarkuar nga posti i selektorit të Përfaqësueses së Suedisë.
Shkarkimi erdhi menjëherë pas humbjes nga Kosova ku Suedia ka fituar vetëm një pikë nga katër ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Me vazhdu me këto fitore, Kosova e Shqipëria, paskan me mbetë gjysma e vendeve pa selektorë.
***
Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar organizimin e një marshi me motoçikleta drejt Hagës, i cili ka nisur nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në orën 08:00.