Fakte abstrakte
24 Tetor, 2025
Ajo që për ty sot është vetëm ëmbëlsirë, dikur nëse e kishe tregonte status shoqëror.
Që në momentet kur ndjejmë nevojën për ngushëllim apo duam të shpërblejmë veten, shumë prej nesh instinktivisht zgjedhim diçka të ëmbël. Dëshira për sheqer ka rrënjë mijëra vjet më parë, shumë përpara se të ekzistonte vetë Jelly Baby.
Që në vitin 8000 p.e.s., vizatimet në shpella tregojnë njerëz që rrezikonin pickimet e bletëve për të arritur në fole me mjaltë. Në Indi, tekstet sanskrite (gjuha e lashtë e Indisë, baza e shumë kulturave, filozofive dhe gjuhëve lindore) të vitit 2000 p.e.s. përshkruajnë ëmbëlsira të bëra me qumësht dhe sheqer. Ndërkohë, në Egjiptin e lashtë janë gjetur përzierje me mjaltë dhe arra në piramida dëshmi se ëmbëlsirat ishin pjesë e kulturës së njeriut shumë përpara se të kishim fabrikat e sheqerit.
Historiani i ëmbëlsirave Andy Baxendale tregon se format e para të ëmbëlsirave moderne kanë origjinë nga apotekarët, pararendësit e farmacive.
Po cka ishte një apotekarë?
(Ata ishin një kombinim mes mjekut, farmacistit dhe kimistit. Përgatisnin ilaçe sipas recetave, këshillonin njerëzit për shërime të thjeshta dhe ndonjëherë prodhonin edhe pije apo ëmbëlsira që ndihmonin për të fshehur shijen e hidhur të barnave prej nga kanë lindur edhe shumë nga ëmbëlsirat e para në histori.)
Shembuj si aniseed balls (toptha me fara të anisit) përdoreshin për të fshehur shijen e hidhur të ilaçeve. Kështu, ëmbëlsira lindi si një mjet për të lehtësuar shijen jo si shpërblim për shpirtin.
Sheqeri dikur simbol i statusit shoqëror?
Në periudhën Tudor, “comfits” fara, erëza apo arra të mbështjella me shtresë sheqeri u bënë të njohura si ndër ëmbëlsirat e para “moderne”. Sheqeri, aq i rrallë dhe i shtrenjtë, mbahej nën çelës të mbyllura.
Familjet e pasura punësonin “confectioners” (prodhues ëmbëlsirash) personalë, ndërsa banketet mbretërore ofronin pjata tërësisht të ngrënshme prej sheqeri. Por ky luks kishte një kosto të errët, rritja e furnizimit me sheqer lidhej drejtpërdrejt me tregtinë e skllevërve në Karaibe, ku mijëra njerëz nga Afrika punonin në kushte çnjerëzore në plantacionet e kallamit të sheqerit.
Në shekullin XVIII, në Yorkshire, lindi një klasik që ekziston ende: pontefract cake. Apotekari George Dunhill shtoi sheqer në rrënjën medicinale të likoricës (një rrënjë bimore që vjen nga bima Glycyrrhiza glabra dhe përdoret si aromë natyrale shumë e ëmbël), duke krijuar një version të knaqëshëm.
Fabrikat britanike prodhonin dhjetëra mijëra copë në ditë, secila e vulosur me simbolin e kështjellës Pontefract.
Pas ndalimit të tregtisë së skllevërve në 1807, çmimi i sheqerit u rrit. Zgjidhja erdhi nga Evropa me panxharin e sheqerit, që kishte të njëjtin shije si kallami, por ishte më i lirë për t’u importuar.
Ndërkohë, revolucioni industrial solli teknologji të reja dhe ëmbëlsirat u bënë të aksesueshme për të gjitha shtresat shoqërore. Në këtë periudhë u shfaqën edhe ëmbëlsirat për fëmijë.
Në vitin 1864, një aksident i vogël në laboratorin e një pastiçeri austriak në Lancashire solli në jetë Jelly Babies të quajtura fillimisht “Unclaimed Babies”. Pavarësisht emrit të çuditshëm, ato u bënë pjesë e pandashme e kulturës britanike të ëmbëlsirave.
Shekulli i çokollatës
Në fund të shekullit XIX, çokollata u shndërrua nga pije në barë të fortë. “Fry’s” (një markë çokollate britanike) krijoi barin e parë në 1847, ndërsa Rudolf Lindt e përmirësoi procesin me teknikën e “conching”, që i dha çokollatës teksturën e butë që njohim sot. Në fillim të shekullit XX, çokollata ishte ende luks, por prodhimi masiv e bëri të përballueshme për të gjithë. Kështu lindën marka ikonike si Flake, Aero dhe Kit-Kat.
Meqenëse ëmbëlsirat nuk ishin më ekskluzivitet vetëm për aristokracinë, deri në vitin 1900 në Britani konsumoheshin mesatarisht 33 qese sheqeri për person.
Edhe sot, industria e ëmbëlsirave në Mbretërinë e Bashkuar vlen mbi 6 miliardë paund. Pse kjo dashuri për sheqerin nuk është zhdukur kurrë? Sipas Baxendale, arsyeja është e thjeshtë: ëmbëlsirat janë një arratisje e vogël, një ngushëllim i lirë në kohëra të vështira.
“As në recesion – njerëzit nuk ndalojnë së kërkuari diçka të ëmbël.”
