Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të zhvilloj sot një seancë për të shqyrtuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të Qeverisë që e shkarkoi nga detyra. Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe ish-kryebashkiaku është njoftuar të marrë pjesë nëse e konsideron të nevojshme.
Për këtë arsye është informuar edhe Drejtoria e Burgjeve. Krahas kësaj çështjeje, Gjykata do të shqyrtojë edhe vlefshmërinë e dekretit të Presidentit Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, i cili është pezulluar përkohësisht disa javë më parë.
Opozita tentoi të bëjë “show” me dy komisione hetimore, por mazhoranca i tha “jo, faleminderit” dhe ata ikën, duke e lënë seancën maratonë të mbushur me debate të forta… dhe pak xhaketash të diskutueshme.
Sali Berisha paralajmëroi fundin e parlamentit, ndërsa socialistët kujtuan se McGonigal tashmë ka marrë dënimin e tij… në SHBA. Në mes të debatit politik, Berisha dhe Manja gjetën kohë edhe për një përplasje personale se ku do të ishte politika pa pak dramë.
***
Seanca maratonë e së enjtes nuk ishte vetëm debate politike, por edhe një shfaqje mode parlamentare.
Sali Berisha kritikoi Ulsi Manjën për veshjet e tij, duke i bërë jehonë Louis Vuitton-it imagjinar dhe çmimeve të larta, ndërsa deputetët socialistë qeshnin pa pushim.
Manja sfidoi Berishën duke treguar xhaketën e tij dhe duke deklaruar se copa e kostumit të Berishës kushtonte 2 mijë euro “pa hak pune”.
Biseda u përshkallëzua me akuza për çanta dhe kostume, duke e kthyer seancën nga një debat serioz politik në një lloj pasarele ku transparenca nuk detyrohet dot.
***
