Mik i dashur, a ka ende shpresë që ndonjë fjalë e mirë të kthehet një ditë në vepër?
Home
N’Shqipëri
LIVE
6 Nëntor, 2025
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!
Miku im pa emër, ndoshta edhe e di, por prap se prap po ta rikujtoj: lumturia, nuk është të marrësh gjithçka që do, është të kënaqesh me atë që ke <3.
Çka ndodhi dje në Shqipëri?
Rreth 90 minuta ka zgjatur “rituali i rienergjizimit” në selinë rozë, ku Edi Rama mblodhi deputetët e Tiranës, ministrat dhe krerët e grupit parlamentar për t’u kujtuar se Partia Socialiste duhet të ketë më shumë energji, sidomos në Tiranë.
Burime nga mbledhja për TopChannel thonë se Rama ka folur prerë, ka kërkuar komunikim me njerëzit dhe adresim të “problematikave të njësive”, siç quhen sot hallet e qytetarëve.
Kryeministri ka lëshuar edhe një paralajmërim klasik:
“Duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, edhe pse Kushtetuesja sapo ka vendosur që zgjedhje, të paktën për Tiranën, nuk do të ketë. (a mos kryeministri po ndjenë frikë për Tiranën?)
Pas vendimit që anulon garën e pjesshme, ku PS-ja kishte nxjerrë Ogerta Manastirliun si kandidate, Erion Veliaj do të vazhdojë të jetë kryetar bashkie.
Pra, pas gjithë diskutimeve për “ritëm partie” dhe “organizim terreni”, zgjedhje nuk ka, Veliaj mbetet, dhe PS… “rienergjizohet” teorikisht.
****
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, i ka dorëzuar sot Elisa Spiropalit Raportin e Progresit të Komisionit Evropian dokumentin e përvitshëm që Tiranës i kujton si arritjet, ashtu edhe detyrat e papërfunduara.
Spiropali me entuziazmin e zakonshëm diplomatik e ka quajtur raportin “treguesin më serioz të Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja”, një mënyrë elegante për të thënë se ka ende shumë punë për t’u bërë, por fotoja e dorëzimit doli shkëlqyeshëm.
***
Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00, ndërsa në 13:00 fillon maratona buxhetore në Komisionin e Ekonomisë për vitin 2026, dokumenti që çdo vit quhet “më i rëndësishmi”.
Deputetët do të dëgjojnë raporte nga disa institucione, do të përpiqen të zgjedhin anëtarët e KQZ-së (nëse opozita nuk largohet sërish), dhe në fund do të votojnë projektligjin për Barazinë Gjinore, një ditë e gjatë për të gjithë, të paktën në letër.
****