Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Nëntor, 2025

Ju mund të mos jeni adhurues i horoskopit, mirëpo kur ju duket që gjërat që na sjellë jeta po vijnë duke u vështirësuar, pikërisht atëherë astrologjia ka një shpjegim për t’iu dhënë.

Pse po ndodh? Për çfarë arsye? Kush e shkakton? Si mund ta përballojmë?

Besojmë se të paktën një herë keni dëgjuar për termin Mercury Retrograde.

Nëse nuk e keni hasur, atëherë ja ku e keni një shpjegim: Mercury Retrograde është thjeshtë një iluzion optik ku Mërkuri duket se ndryshon kursin dhe lëvizë prapa në hapësirë.

Shpjegim shkencor: Përderisa Mërkuri e merr Tokën brenda orbitës së brendshme, Mërkuri ndërron drejtim dhe duket se është duke u kthyer prapa “in retrograde”. Pasi Mërkuri qëndron më afër Diellit sesa Toka, kjo e bën atë që ta përshkoj orbitën rreth Diellit për 88 ditë për dallim nga Toka, e cila e përshkon atë për 365 ditë, kjo e cila e bën Mërkurin të udhëtoj rreth Diellit katër herë në vit, rrjedhimisht edhe ne ta përjetojmë po aq herë lëvizjen e tij prapa në hapësirë.

Tashmë nuk është fshehtësi që një fenomen i tillë në astrologji shënon fillimin e një periudhe të vështirë për njerëzit në Tokë. Ju mund t’i harroni çelësat e zyrës apo të humbni takimet e rëndësishme të punës dhe këto ngatërresa të vogla mund t’iu shkaktojnë probleme në përditshmërinë tuaj.

Meqenëse Mërkuri simbolizon planetin e komunikimit dhe udhëtimit në astrologji, kthimi i tij prapa mund të paraqes vështirësi në këto fusha.

Duke qenë si fenomen që ndodh tri-katër herë në vit, mundësia që ju të keni lindur gjatë kësaj periudhe është e madhe.

Nëse keni lindur gjatë Mercury Retrograde, ju mund të posedoni veti si ndrojtje në qasjen ndaj të tjerëve, komunikim të qartë dhe absorbim të informatave. Madje brenda jush gjithmonë do të keni pikëpyetjen, “A mos nuk duhej ta kisha thënë këtë?”. Nëpërmjet punës së përkushtuar, ju mund të bëheni një shkrimtar ose folës i përsosur, pasi tashmë i keni testuar këto veti duke qenë si i lindur nën këtë fenomen.

Shpesh mund të keni një bisedë në kokën tuaj me personin që po komunikoni, duke e menduar me veten një skenar se si mund të përgjigjet bashkëbiseduesi juaj në të gjitha situatat. Nganjëherë këta persona mendojnë se i kanë thënë të gjitha që i kanë menduar, teksa kanë qenë duke biseduar me vetveten. Paraqiten si persona kreativ dhe me inteligjencë të lartë emocionale dhe duke qenë shumë të turpshëm si fëmijë, ata bëjnë një shpërthim në të 20-at e tyre. Zakonisht duhet pak kohë për të hequr qafe frikën, izolimin ose pasigurinë që shoqëron me këtë pozicion të Mërkurit.

Ndërsa, nëse keni lindur gjatë periudhës kur Mërkuri ka qenë direkt, ju jeni më të qasshëm sa i përket komunikimit dhe e thoni atë që e mendoni. Teksa ju mungojnë disa cilësi që personat e lindur nën retrogradë i posedojnë, kurse shpesh i thoni gjërat pa i menduar mirë.

Si ta përballoni këtë fenomen?

Periudha e Mercury Retrograde mund të shkaktoj keqkuptim në komunikim, thashetheme të rreme, teksa ju pavarësisht çdo gjëje duhet të tentoni që të gjitha t’i zgjidhni me komunikim dhe më e mira të ruani qetësinë tuaj karshi çdo situate.

Po në ditët që po flasim?

E treta dhe e fundit Retrogradë e Mërkurit të vitit 2025 do të zhvillohet nga 9 nëntori deri më 29 nëntor, duke shënuar një ngadalësim kozmik që astrologët thonë se do të sfidoj dhe transformoj komunikimin, planifikimin dhe vetëanalizën.

Planeti i intelektit dhe i të folurit do të duket se lëvizë prapa së pari përmes Shigjetarit të zjarrtë dhe më pas në Akrepin intensiv, duke përgatitur skenën për një cikël të rrëfimit të së vërtetës, reflektimit dhe thellësisë emocionale.

Cilat nga shenjat do ta ndiejë më shumë?

Akrepi: Ju pret një ripërtëritje e thellë emocionale. Të vërtetat e pathëna dhe emocionet e varrosura prej kohësh dalin në sipërfaqe, duke ju ndihmuar të rindërtoni vetëbesimin dhe të përqëndroheni te vetëvlerësimi. E njëjta njëkohësisht do ju vë në presion. Kujdes i dashur akrep, kjo mund t’ju drejtoj drejt vendimeve dhe veprimeve të nxituara.

Shigjetari: Fillon një transformim personal. Ajo që dikur dukej urgjente, tani kërkon durim pasi qartësia zëvendëson impulsivitetin.

Virgjëresha: Prisni një “rinisje të sistemit”. Thjeshtojeni, pastroni gjërat dhe rivendosni paqen mendore duke u përqendruar në atë që ka vërtetë rëndësi.

Binjakët: Modelet e komunikimit po rishkruhen. Jepini përparësi autenticitetit dhe ngadalësoni ritmin për të forcuar marrëdhëniet tuaja më të rëndësishme.

Kush përfiton nga kjo “retrogradë”?

Dashi duhet të meditoj para se të reagoj dhe t’i shohë ngadalësimet si mundësi për të detoksifikuar zakonet impulsive.

Demi duhet të praktikoj inteligjencën emocionale dhe t’i rezistoj dëshirës për të ndarë ose shpenzuar tepër.

Gaforrja duhet t’i jap përparësi pushimit dhe kreativitetit mbi produktivitetin.

Luani mund të rilidhet me rrënjët emocionale përpara se të kthehet në qendër të vëmendjes.

Bricjapi përfiton nga vetmia dhe reflektimi intuitiv, ndërsa Ujori mëson të ndajë lidhjet kuptimplote nga zhurma shoqërore.

Peshqit duhet të ndalen para se të marrin vendime të guximshme në karrierë, duke u siguruar që çdo veprim të jetë në përputhje me qëllimin, jo me presionin.

Ndërsa Mërkuri në Retrogradë në nëntor mund të sjellë mjaft konfuzion, ai gjithashtu ofron transformim. Është një thirrje për të ripërshtatur fjalët me të vërtetën dhe qëllimet me qëllimin.

“Kur i dorëzoheni ngadalësimit, të zbuloni se retrograda nuk ka të bëj me vonesën por me drejtimin”, thotë Lima de Charbonnières për The Economist.

Menaxhimi i “superfuqive” për ju si një i lindur nën këtë fenomen do t’iu krijojë më shumë përgjegjësi. Përdorni superfuqitë e juaja në mënyrë të mençur!