Live Stories from Prishtina

LIVE

8 Nëntor, 2025

Si e tretim veten duke ndjekur jetë që nuk janë tona!

“Oh, duhet të zgjohem dhe të jem mirënjohëse që ndjejë pulsin që më rrah tek qafa, dhe mirënjohëse se do të takohem me pasqyrën pa pasur frikë me atë që ndjejë kur shoh veten në të”.

Këto duhet të ishin fjalët e një mëngjesi nëse jo me zë të lartë të paktën me vete… por kemi humbur në virtualitetin e jetës.

Na thanë që jemi me fat, që jetojmë në një epokë me dyer të pafundme; me persona pafund në listën e kontakteve kur bëjmë “scroll”, me fat që shohim përmbledhje në një postim, apo me fat që shohim një transformim hap pas hapi.

Por askush nuk na paralajmëroi për sëmundjen që kjo sjell. Për mënyrën se si mund të kollapsoj njeriu duke menduar se ka përpara vetes mundësi të pafundme.

Lëkura jonë qan për mëngjeset që nuk fillojnë me dritën e agimit por me atë të ekranit. Përpara se këmbët tona të prekin tokën, sytë tanë kanë udhëtuar tashmë në botën e dikujt tjetër.

Nuk e vumë re kur ndaluam së jetuari dhe filluam të shikonim të tjerët.

Ne krahasojmë anët më të brishta të ekzistencës sonë me momentet më të bukura të të tjerëve. Shpresat tona sot lulëzojnë nga zilia, lulëzojnë kur shohim se: “paska më keq se ajo që vetë po kaloja”, na shkon një heshtje deri e përceptojmë, pastaj, ja ku është… ngushëllimi “duar hapur”.

Trupat tanë bëhen të huaj për veten tonë.

Dhe pa pritur knaqësitë e thjeshta që promovoheshin, fillojnë të na shqetësojnë pse janë të thjeshta dhe jo komplekse.

Gjithmonë e tmerruar të ulem dhe të jem e qetë.

Të kap mendimi se po dështon, se të duket që s’ke arritur askund, por thjeshtë ke humbur në kontradiktën e hartave të ndryshme, duke u humbur në shumë rrugë.

Mbajë qytete që nuk do të ec kurrë dhe karriera që vdiqën para se t’i vendosja në CV.

Vajtoj të “huaj” që pothuajse i desha; të lënë pas mes mesazheve të pashkruara. Sepse çfarë nëse ka dikë tjetër, më të butë, më të qeshur, më të lehtë, dikë që përputhet më shumë se me mua, vetëm në një “scroll” më poshtë, më tej (sido quaje).

Dhe kjo të bën të ndihesh “pothuajse” si mijëra veta, të mbajtur së bashku nga hezitimi, në total një galeri e vetes së ripikturuar.

Dhe jam kaq e lodhur nga kjo orbitë e vazhdueshme e potencialit. Nga kjo rrjedhje e ngadaltë e kuptimit.

Një filtrim i përditshëm se sa “mbresëlënse” do të duken gjërat që krijoj tek njerëzit që më përcjellin. Dhe ajo që shoqëria adhuron ndryshon kaq shpejt, sa vlera bëhet e paqëndrueshme kur matet nga trendet.

Thanë që zgjedhja do të shijonte si liria, por jo se është një ëmbëlsi shteruese.

Një ëmbëlsi që prish stomakun, deri sa edhe instinktet tona të humbasin drejtimin. Ne nuk vuajmë vetëm nga bollëku i opsioneve, por edhe nga mungesa e përkushtimit.

Dhe unë nuk dua më dyer, dua të kaloj dhe ta di që nuk ka kthim pas. Dua të dua diçka mjaftueshëm gjatë që të ndjejë se më do edhe ajo. Dua të vendos themele mbi tokë të papërsosur dhe ta quaj shtëpi megjithatë.

Por unë jam humbur në miliona njerëz të tjerë. Nuk flas më rrjedhshëm gjuhën time. Kam konsumuar ëndrra që nuk ishin të miat, nuk e njoh urinë e dëshirës sime.

Kjo nuk është liri, është erozion. Ky është shkatërrimi i ngadaltë i vetes nën iluzionin se mund të jemi gjithçka, të gjitha njëherësh.

Jam vetëm 25 vjeç dhe tashmë vajtoj për kohën që i kam dhënë këtij fluksi të pafund.

Sa momente të shenjta kam humbur duke vështruar oborrin e dikujt tjetër; vetëm për të shkatërruar farat e mia dhe të mbjellë ato që ata kishin mbjellë?

Ka fruta të pjekura të lëna të paprekura në çdo pemë që kam rritur.

Por nuk mund të humbas më një sezon duke eksploruar kopshtet e të tjerëve. Dua të kthehem tek e imja. Ta kujdes, ta ushqej, të korri frytet e përpjekjeve të mia.

Çfarë nëse të them që kjo uri për të përjetuar gjithçka, kjo arritje e pafund, kjo nevojë për të ndjerë më shumë, nuk është kuriozitet, por eksil i vetes? Diku përgjatë rrugës, fillove të besosh se të jetoje do të thoshte të bëheshe i jashtëzakonshëm, të bëheshe i dukshëm, të zgjidheshe. Që do të thoshte të konsumosh gjithçka që bota ofron.

Por ti gjithmonë ke qenë e destinuar të kthehesh te vetja. Tek ushqimi yt, tek shtrati yt.

Dhe e vërteta është, asgjë që po ndjekë nuk do të të mbajë. As suksesi, as admirimi, as shërimi. Sepse momenti kur të ndalesh, do ta dëgjosh jetën tënde të çmuar, duke lotuar në një qoshe, duke të lutur:

E dashura ime, nuk do të duash të varrosesh me pendim. Vetmia, pranimi i vërtetë, nuk është vdekja e kuptimit. Është vendlindja e tij.

Uria për të qenë gjithçka, ka qenë gjithmonë vetëm dëshira për të qenë e dashur.

E di që do të mësosh të jetosh për veten tënde, E.