Live Stories from Prishtina

LIVE

12 Nëntor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Mik i përditshëm, (kjo nuk është ‘mizë pas veshit’ që do të thoshte populli), pse zgjedhjet e tona duhet të asociociohen me frikat tona, pse nuk thuhet përshembull që zgjedhjet tona janë shpresë për ditë më të mira! Çdo zgjedhje e jotja, eventualisht do sjell diçka që është bërë vetëm për ty. Mos i bjerë pishman!

Çka ndodhi dje në Kosovë?

PDK-ja ka dorëzuar ankesë zyrtare në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë, duke u zotuar se po e bën këtë “në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve”. Sipas partisë, gjithçka është brenda afateve ligjore (natyrisht) dhe qëllimi është “ruajtja e integritetit të procesit zgjedhor”, ndonëse për qytetarët integriteti i vërtetë mbetet në pyetje që nga fillimi i fushatës.

Në Mitrovicë, numërimi i votave u ndal për shkak të disa fletëvotimeve me numra serikë që nuk përputheshin, një “gabim teknik” sipas KQZ-së, që gjithmonë shfaqet në momentet më dramatike. PDK-ja kërkon rivotim, duke e quajtur atë “të vetmin opsion që i bën drejtësi procesit”.

Me fjalë të tjera nëse nuk del siç duhet rezultati, provojmë edhe një herë për hir të demokracisë, sigurisht.

Sipas rezultateve paraprake, Mitrovicën e fitoi kandidati i Vetëvendosjes, Faton Peci. PDK, nga ana tjetër, po lufton që të fitoj të paktën versionin e saj të “vullnetit qytetar”.

****

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore, atyre që supozohej të na shpëtonin në ditë të vështira, por në fund shpëtuan vetëm disa llogari bankare.

Sipas aktakuzës, buxheti i shtetit është “lehtësuar” për rreth 3 milionë euro gjatë blerjes së grurit, vajit e sheqerit, mallra që në disa raste s’kanë mbërritur kurrë në Kosovë, por kanë mbërritur me sukses nëpër kontrata, aneks-kontrata dhe e-maile të koduara “urgjent”.

Ministrja Hajdari thotë se është krenare për punën e saj gjatë “kohës më të vështirë” për vendin, periudhë gjatë së cilës duket se më e vështira ka qenë dallimi mes çmimit të tregut dhe atij të negociuar. Edhe pse çmimi i grurit ishte 193 euro më i shtrenjtë për ton se në treg, gjithçka u bë “për të mirën e qytetarëve”. Problemi është që qytetarët nuk panë as miellin, as vajin, e as sheqerin.

Opozita e ka marrë me shumë sportivitet; Hykmete Bajrami është “e befasuar” që në aktakuzë s’është përfshirë edhe kryeministri Kurti, ndërsa Vlora Çitaku thotë se “asgjë s’është bërë pa aprovim të tij”. Nga VV-ja, Albulena Haxhiu e sheh krejt çështjen si një tentativë politike për ta “njollosur figurën” e Hajdarit ndonëse në këtë rast, njolla është aq e madhe sa të duket më shumë si derdhje e vajit të kontraktuar.

***

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar të martën 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Gjatë ceremonisë së betimit, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, si dhe se do të ushtrojnë funksionin e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri.

A jemi të sigurt që këta gjyqtarë të rinj nuk kanë ndonjë aktakuzë diku tjetër?

***

Sa mirë e sa trishtë, kur njerëzit kanë momente të shkurtëra gëzimi, e pas pak u kthehet “boomerang” realiteti, i cili askë përveç atyre që e mbajnë vetëm me momente të gëzueshme nuk e godet <3

sicvki ubavitw