I dashur lexues; kur është shi kërko ylberin, kur është errësirë kërko yjet <3. Vlenë në çdo rrethanë, gjithmonë janë dy anë!
Çka po ndodhë në Shqipëri?
Nga 1 janari, çdo shqiptar që punon, qoftë në kompani, qoftë në dyqan do të marrë të paktën 500 euro në muaj, premton Edi Rama. Dhe për t’i ndihmuar “punëdhënësit e lodhur” ata që e kanë rrogën ma të vogël se 500, do të përshtaten me këtë bujari, qeveria do t’u paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për 9 muaj.
Kryeministri shtoi se paga minimale do të arrijë 700 euro para se të mbarojë mandati, sepse “ne mundemi”.
Sa për ata punëdhënës që bëjnë hile u jepin 500 euro në bankë, por kërkojnë 100 mbrapsht në dorë Rama tha se ka vetëm dy opsione: ose e denoncon, ose e përbinë. Ai premtoi se çdo punonjës që denoncon është “i paprekshëm” (me sa duket, për herë të parë në historinë e vendit).
Me rritjen e pagës minimale “do të rriten edhe të gjitha pagat e tjera”, përfshirë mjekët, mësuesit dhe policët. Nëse tingëllon shumë bukur për të qenë e vërtetë… mos u shqetësoni, sepse janari është afër, e për 700-shen e bukur për t’u parë dhe dëgjuar, vitet ecin, dhe katër vjet ecin, ecin sa për ta parë nëse premtimet e dhëna realizohen.
Po nëse s’bëhet a e dënon populli shqiptar me votë a po jo?
****
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, u gjend përballë pyetjes më të nxehtë të momentit: çfarë mendon Brukseli për hetimin ndaj Belinda Ballukut, numrit dy të qeverisë Rama.
Përgjigjja? Diplomatike në maksimum: “Ne nuk komentojmë çështjet në hetim, sepse ekziston prezumimi i pafajësisë.” Me fjalë të tjera, BE-ja nuk merret me thashetheme as kur bëhet fjalë për një ministre që është nën hetim nga SPAK-u.
Gonzato shtoi gjithashtu se parlamenti shqiptar nuk e kontrollon mjaftueshëm qeverinë, por u kujdes ta zbuste menjëherë tonin: nuk bëhet fjalë për “kontroll”, por për “dialog të shëndetshëm midis institucioneve”.
***
Dhe për fund, më i/e dashuri/a ime, deti nuk u reziston valëve, por në brendësinë e tij ruan qetësinë e thellë.
