Live Stories from Prishtina

LIVE

24 Nëntor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

I DO BELIEVE THAT: sekreti i jetës është ta jetosh ashtu siç të pëlqen. Duke bo çka të pëlqen mundesh me qenë vetja, e kështu askush nuk mundet me të thanë që je duke bo diçka gabim.

Uroj që të lexosh artikujt tanë është ndër gjërat që të pëlqen të bësh.

Çka po ndodhë në Shqipëri? (për të parë çka po ndodhë në Kosovë, shiko në ballinën e paper.fm – me një rrëshqitje i vëren artikujt për ndodhitë në të dy vendet)

Nëse dikush mendonte se pezullimi i një ministri ishte punë e ndërlikuar, gjyqtari i posaçëm antikorrupsion na sqaron se jo, fare, madje ligji e lejon plotësisht.

Ndërkohë, kryeministri ende pret që Gjykata Kushtetuese të caktojë një datë për të dëgjuar ankesën e tij se gjyqësori ka bërë ndërhyrje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv

Në anën tjetër, vendimi i gjyqtarit Erjon Çela shpjegon qartë se Belinda Balluku mund ta vazhdojë punën si deputete edhe pse dyshohet për shkelje në tenderë.

Në dosje shfaqen biseda nga aplikacioni “Signal”, ku përmenden deputetë, biznesmenë dhe udhëzime se kush duhet të fitojë, kush duhet të pritet dhe kush duhet të largohet.

SPAK dyshon se tenderat për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe janë “zgjedhur me kujdes” shumë kohë para garës. Tani, të tre të pandehurit kanë pesë ditë afat për të apeluar masat, ndërsa publiku ka pafund kohë për t’u çuditur… ose jo, se këto histori i kemi parë shpesh.

***
Ditët me shi të pandërprerë, shpesh janë ankth për banorët në zonat që pësojnë përmbysje të shpeshta.

Situata nga reshjet e shiut vazhdon të jetë problematike në disa zona të Shqipërisë, megjithëse niveli i Vjosës është kthyer në normalitet. Në Vlorë, uji është tërhequr nga banesat dhe tokat bujqësore, duke e rikthyer lumin brenda shtratit.

Në Maliq dhe Korçë, reshjet kanë shkaktuar dëme të mëdha: rreth 150 familje janë prekur nga përmbytjet, 300 hektarë tokë me drithëra janë nën ujë dhe në Pogradec janë përmbytur 25 hektarë me rrush dhe drithëra.

Në nivel vendi, 200 familje janë evakuuar, prej të cilave 150 janë rikthyer në shtëpi. Në Dimal, dalja e lumit Seman ka dëmtuar 110 hektarë sera, ndërsa gjithsej rreth 500 hektarë tokë mbetet nën ujë, me Goriçanin si fshatin më të prekur. Situata e ngjashme është edhe në Çiflig dhe Arrëz.

Në Sarandë, rreth 500 hektarë tokë bujqësore është përmbytur, dhe janë mbytur 700 krerë bagëti. Çarja e argjinaturës Çukë–Bërdënesh ka shkaktuar përmbytjen e 15 magazinave ushqimore. Ndërkohë, në disa zona të thella jugore ka pasur ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.

***

Hyrjen e artikullit e bëra me shkas pasi dëgjova një deklaratë të kryeministrit Edi Rama në podcastin e tij “Flasim”, i cili me sa duket është kritik ndaj vetes.

Ai tha se është gjithmonë i pakënaqur me atë që bën, edhe kur ka arritje.

Rama shpjegoi se ata që e njohin nga afër e kuptojnë këtë pakënaqësi, ndërsa ata që e shohin nga larg mund të mendojnë se është i sigurt dhe i kënaqur me gjithçka.

Kënaqësinë tij e lidhi me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, tha se s’do ketë kënaqësi më të madhe se kjo.

***

Kjo i bjen mik i dashur që askush nuk e ka “figure out” plotësisht jetën. Por prapë e jetojmë atë që na vije tek prehri. As ata me rroga me shumë zero, as ata që duket se kanë gjitha të mirat, as ata që kurrë njëherë nuk kanë pasë një shqetësim shëndetësor (e uroj që kurrë të mos kenë). Por kjo nuk i bjen që nuk duhet t’u gëzohemi atyre që kemi në pëllëmbë të dorës.