Live Stories from Prishtina

LIVE

26 Nëntor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

“My gentle reader”,

Gjanat që të emocionojnë më së shumti nuk janë të rastësishme, janë të lidhura me qëllimin tënd jetësor. Kushto vëmendje dhe bëj nga zemra.

***

Çka ndodhi dje në Shqipër?

Qeveria shqiptare i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të bllokuar vendimin e GJKKO-së që pezulloi Belinda Ballukun nga të gjitha postet e saj.

Sipas Këshillit të Ministrave, largimi i një zv.kryeministreje dhe ministreje përkohësisht, do të krijonte një “vakuum institucional” aq të madh, sa shteti rrezikon të ngecë në vend. Me përkthy në kuptim, i bjen që një ministri më pak është e barabartë me fundin e botës në administratë.

Në shkresën të cilën e kishte publikuar Top News theksohet se vendimi i GJKKO-së cenon imunitetin e ministrit, ndarjen e pushteteve dhe kompetencat e qeverisë, duke ndërhyrë në territorin e Kryeministrit për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.  Se kur drejtësia po ndërhyjka në ekzekutiv duhet me trokit për me marrë leje a po qysh?

Qeveria paralajmëron se pezullimi i Ballukut do të sjellë pasoja të “pariparueshme” për vendin, përfshirë ngecje të projekteve, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe rrezikim të rreth 800 projekteve që priten për integrim në BE. 

Thua sikur reformat qenkan lidhur me një karrige të vetme.

Në fund të letrës ekzekutivi i kërkon Kushtetueses ta shfuqizojë vendimin e GJKKO-së dhe t’i kthejë institucionet në “ekuilibrin” e tyre të zakonshëm ku gjithçka ecën mirë, përveç rasteve kur ndërhynë gjykata.

***

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur datën e “provimit të madh” për katër kandidatët që synojnë drejtimin e SPAK-ut, 11 dhjetor, ora 09:00, taman në orën ku institucionet duken serioze.

Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj do të intervistohen e pastaj do të votohen, ndërsa i gjithë procesi do të zhvillohet nën sytë vigjilentë të ndërkombëtarëve, që duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga SPAK-u as pas skadimit të mandatit të Altin Dumanit më 18 dhjetor.

The show must go on!

***

Skiatorja Lara Colturi nuk rreshtë së befasuari të gjithë në këtë fillim sezoni në Kupën e Botës në Skitë Alpine. Pas vendit të dytë në Garën e Slalomit në Levi, skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi shënoi një tjetër vend të dytë, këtë radhë në Gurgl të Austrisë, një pistë që ka një vend të veçantë në kujtimet e 19 vjeçares.

***

Është mendja jote ajo që të bën atraktive dhe PIKË. Papritur ëndrrat e tua fillojnë të të ndjekin ty!