Live Stories from Prishtina

LIVE

1 Dhjetor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Ti i dashur lexues; je shumë më inspirues për të tjerët sesa që mendon. Rezistenca jote për të qëndruar në këmbë pas çdo rrëzimi dhe fuqia që gjenë për të ecur para është motiv për dikë që ndanë ditët me ty. Keep going <3

Çka ndodhi këto ditë në Kosovë?

Vetëvendosje ka vendosur të hyjë në zgjedhje në koalicion jo thjesht me “Guxon” e “Alternativën”, por duke marrë me vete edhe PSHDK-në. Ndërkohë, partitë e tjera të mëdha vendosën të hyjnë solo, me gjasë për të treguar muskujt… ose për të mos ndarë votat me askënd.

Në skenë u paraqitën edhe dy koalicione të minoriteteve dhe një listë e gjatë partish të vogla që kërkojnë fatin e tyre në garë, një gjë të tillë e bëri të ditur KQZ, në ditën e fundit të aplikimit për pjesëmarrje në zgjedhje.

Deri më 7 dhjetor, të gjithë duhet të dërgojnë listat e kandidatëve  nëse kanë vendosur ende kush me kë është, sigurisht.

***

Prishtina pa autobusë qytetarët po garojnë secili kush po përshkruan më shumë kilometra se kush në këmbë.

Transporti në kryeqytet mbetet i bllokuar sepse punëtorët e Trafikut Urban dhe operatorët privatë po protestojnë për mosmarrjen e pagave.

Durimi i punëtorëve është shterur krejtësisht, në shenjë revolte edhe sot do të bllokohen rrugët nga Qeveria deri te Komuna, javën e kaluar bashkë me ta ka protestuar edhe kryeatri Përparim Rama.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025. Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetjake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë

Sot deri sa po vija për në punë u ndesha me një situatë krejtësisht palidhje e cila përshkruan saktë se çka ndodh çdo ditë në vendin tonë: deri sa kolona po shtrihej nga lartë Veternikut deri tek hyrja e rrethit me flamur të Prishtinës, një veturë para asaj me të cilën po vija edhe unë, vendosi që në mes të kaosit trafik, të ndërroj pasagjeri vendin me shoferin dhe të dal në mesin e trafikut që veturat tjera ta presin deri sa zotëriu kalon rrugën i qetë.

Imagjioni situata të tilla çdo ditë, ku askush nuk merr dënimin e merituar, ajo jo vetëm që përsëritet si sjellje por dikur fillojnë edhe preken kur dënohen.

***

Në Gjilan 45 punonjës shëndetësor mbetën pa punë, kjo fal asaj që ndodhë tradicionalisht në institucionet tona, tenderi hapët për gjysmën e këtij 45-shit ndërsa paret harxhohen para mbarimit të kontratës pasi pagat janë dhënë për dyfishin e njerëzve.

Natyrisht, kur angazhon më shumë punonjës se ç’parashikon buxheti, kontrata mbaron më shpejt, matematikë e thjeshtë.

Tani punëtorët kanë mbetur pa punë, shërbimet rrezikohen dhe komuna pret buxhetin e vitit 2025 që ende s’është miratuar. Opozita kërkon përgjegjësi, komuna premton zgjidhje për vitin 2026… dhe qytetarët, si gjithmonë, mbeten në pritje.

***

Në filmin “Yes, man”, ku Jim Carry vendos të dhurojë kredi të vogla për të gjitha aplikuesit që prezantojnë një mini biznes, shpresa që Carry në rolin e Carl u dhuron të gjithëve bënë që hua-marrësit të kthejnë kredin e tyre në kohë duke rritur fitimin e kompanisë ku punonte Carl. Ndoshta edhe ne kemi nevojë për një Carl në jetët tona, i cili duke që përdorë një shkop magjikë edhe pse përdorë vetëm një “PO”, rregullon jetët tona.