Live Stories from Prishtina

LIVE

8 Dhjetor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Me shkru për ngjarjet politike që i japin rrjedhshmëri ngjarjeve tjera në Kosovë është sport në vete, knej duhesh me tregu qysh ka ndodhë tek, knej të hidhet me lëshu naj fjalë, naj koment, ashtu kishe “namin e keni bo”.

Po për mos me zgjatë ma shumë i dashur lexues, qe shkurt për ty që don me ditë kah jemi e çka është ka bohet përreth.

Mbrëmë ka qenë nata e fundit e partive politike që t’i nisin listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.

Listat sjellin pak risi, pasi shumica e kandidatëve janë emra që kanë garuar edhe më herët.

Lëvizja Vetëvendosje radhitë në krye Albin Kurtin, të pasuar nga Glauk Konjufca, Donika Gërvalla dhe figura të tjera kryesore të partisë. Në listë janë përfshirë edhe Andin Hoti dhe ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Bedri Hamza, ka vendosur në dhjetëshen e parë emra si Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj e Rrahman Rama. Hamza e ka cilësuar listën “gjithëpërfshirëse” dhe me “energji të re”.

Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku prezanton një përzierje figurash të dëshmuara dhe gjeneratë të re. Në dhjetëshen e parë janë Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe të tjerë. Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka munguar në listë dhe e ka quajtur këtë një padrejtësi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pas Ramush Haradinajt emrat: Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.

Nisma Socialdemokrate, e cila garon e vetme, ka në krye Fatmir Limajn dhe kandidatë si Endrit Shala e Albulena Balaj. Limaj ka deklaruar se, nëse Nisma e kalon pragun 5%, do t’i bashkohet grupit parlamentar të PDK-së.

***

Në katër komunat me shumicë serbe në veri, kryetarët dhe këshilltarët e rinj u betuan pa asnjë incident. Për herë të parë, ceremonia u zhvillua nën simbolet e Republikës së Kosovës, pa asnjë kontestim. Megjithëse nuk pati pranim-dorëzim detyrash nga kryetarët e mëparshëm, procesi u konsiderua një hap i rëndësishëm drejt shtrirjes së sovranitetit.

Ky zhvillim shihet si suksesi më i madh i qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 2021-ës në pesë vitet e fundit. Në këtë proces ndihmoi edhe tërheqja e zyrtarëve serb në vitin 2022, pas vendimit për targat RKS, e cila krijoi hapësirë për riorganizim institucional.

Procesi pa tensione është parë si sinjal pozitiv për BE-në që të heqë sanksionet ndaj Kosovës, të cilat po konsiderohen të padrejta dhe të drejtuara kundër palës së gabuar, e njëjta dje ka bo të ditur që për t’i larguar sanksionet s’është që i ka këqyr qito tema.

Heqja e masave nuk pritet të ndodhë, së paku jo para se të përfundojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kështu ka raportuar koha.net-i nga disa burime diplomatike në BE. Këto burime përcjellin disponimin mes vendeve anëtare të BE-së, të cilat akoma janë të ndara rreth heqjes së masave, edhe pse shumica e madhe e tyre janë për heqjen e menjëhershme të masave.

***

KQZ vendosi sërish të mos e certifikojë Listën Serbe një vendim që u rrëzua nga PZAP, pasi nuk ekziston një aktgjykim i formës së prerë që e shpall partinë përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë. Pse more ja zgjasin procesin kur e dinë që prap vendoset e kundërta?

Fushata zgjedhore de facto ka nisur

Partitë tashmë po publikojnë dhe riciklojnë kandidatët për deputetë. Ndërkohë, çështja e dërgimit të fletëvotimeve për diasporën ka shkaktuar përplasje në KQZ, duke shërbyer si mjet politik në garë për mbështetje nga mërgata.

Votuesit rezidentë, ndonëse të anashkaluar në diskurs, pritet të jenë vendimtarë në rezultatin përfundimtar.

***

Përplasja Matoshi–Lushtaku ka ndezur atmosferën para zgjedhjeve

Shkëmbimet e ashpra midis Adriana Matoshit dhe Sami Lushtakut kanë dominuar debatin publik. Deklaratat nënçmuese të Lushtakut ndaj Matoshit u kritikuan si gjuhë e papranueshme për zyrtarët publik.

Kjo situatë po më shqetëson më shumë se gjuha ofenduese po normalizohet, kur e di që elektorati ndikohet nga ky stil i komunikimit.

***

I dashur lexues, le të jetë ky pohimi i ditës për mua dhe për ty: Ty të lejohet të krijosh eksperienca të mira që të ndihmojnë të mbrosh qetësinë tënde dhe që nderojnë nevojat e tua.