N’vend
10 Dhjetor, 2025
Më 6 dhjetor, Red Bull “Pasim Fjalësh” shpërtheu me energjinë e 8 MC-ve që ndezën skenën me freestyle, teknikë dhe adrenaline natyrale!
Çdo MC pati nga dy raunde 40-sekondëshe për t’i treguar publikut ç’di të bëjë, dhe disa duele u bënë aq të nxehta sa u deshën edhe raunde bonus.
Super DJ NKEE mbajti gjakun në vlim me beat-e të papara, ndërsa publiku brohoriste pa pushim për të preferuarit e vet.
Finalja?
Ges Rabo kundër Wicked K dhe në fund, me vendim të përbashkët të jurisë dhe publikut, Wicked K mori kurorën e kampionit.
Pas fitores, ai u shpreh: “Mos hiqni dorë nga ëndrrat! Është hera ime e tretë në Kosovë dhe Shqipëri dhe jam i lumtur që këtë herë kupa erdhi në shtëpi.”
Eventin e udhëhoqi Doza MC, ndërsa në panelin e jurisë qëndronin Big Basta, Kastro Zizo dhe Killua një treshe që e ngriti nivelin e çdo beteje.
Red Bull “Pasim Fjalësh” vazhdon të jetë vendi ku talentet e reja shpërthejnë dhe freestyle-i merr jetë në moment.
Ndiqeni fituesin the Wicked K sot në Drive Time me Redin dhe Shukin.


