Dje n’Kosovë
15 Dhjetor, 2025
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Realiteti politik dhe diplomatik vazhdon të mbetet i rënduar nga masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian, të cilat janë në fuqi tash e më shumë se dy vjet.
Këto masa po përdoren si mjet presioni, me kushte që ndryshojnë vazhdimisht dhe pa kritere të qarta se çfarë përbën “depërshkallëzim” të mjaftueshëm të situatës në veri të vendit. Edhe pse Kosova ka ndërmarrë hapa të ndryshëm, vlerësimet e shteteve anëtare të BE-së mbeten të pabarabarta, duke e lënë vendin në një pozitë ku heqja e sanksioneve vazhdon të shtyhet pa afat.
Në këtë atmosferë po zhvillohet edhe fushata zgjedhore, e cila ka nisur që në janar dhe po intensifikohet me tubime, paraqitje mediatike dhe spote elektorale.
Megjithatë, zhgënjimi qytetar nga kriza politike dhe ekonomike e vitit 2025 është i madh, çka rrezikon rritje të abstenimit në ditën e votimit.
Oferta politike mbetet kryesisht e pandryshuar: kandidatët për postin e kryeministrit janë të njëjtë si në zgjedhjet e kaluara, ndërsa listat zgjedhore përmbajnë ose figura të reja pa përvojë politike, ose emra të vjetër të ricikluar. Fushata pritet të dominohet nga liderët partiakë, ndërsa kandidatët e tjerë do të detyrohen të kërkojnë votën drejtpërdrejt në terren.
Paralelisht me procesin zgjedhor, institucionet po përballen me kritika për mënyrën e menaxhimit të procedurave. Vendimi i KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe u pa si një veprim simbolik, pasi pritej që PZAP-ja ta rrëzonte atë, siç ka ndodhur edhe më parë.
Reagimi i BE-së ndaj këtij vendimi ishte i shpejtë, me shprehje shqetësimi për moscertifikimin, ndonëse pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje realisht nuk është vënë në pikëpyetje.
Në planin evropian, vazhdon përçarja lidhur me heqjen e masave ndaj Kosovës. Disa shtete anëtare, përfshirë Francën dhe Italinë, kanë kundërshtuar largimin e tyre, ndërsa shumica e vendeve të tjera janë shprehur pro.
Komisioni Evropian kritikohet për qasje të paqartë dhe mungesë transparence, ndërkohë që masat vazhdojnë të mbesin në fuqi pavarësisht faktit se u vendosën në një periudhë kur Kosova po përballej me dhunë dhe tensione të nxitura nga Serbia në veri.
Një tjetër pikë e rëndësishme është dështimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i kushtëzuar në momentin e fundit me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky kushtëzim shihet si pasojë e lobimit të fortë serb dhe si një padrejtësi ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilëve u mohohet qasja në mekanizmat evropianë të drejtësisë.
Planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili u promovua si marrëveshje detyruese, por u relativizua pas deklaratave të presidentit serb se Serbia nuk e ka pranuar dhe as nënshkruar atë. Pavarësisht kësaj, reagimi i BE-së dhe i shteteve garantuese ka qenë i vakët, duke e lënë marrëveshjen pa zbatim real.
Sulmet dhe aktet e dhunshme në veri të Kosovës janë vërtetuar si terroriste përmes aktakuzave dhe provave ndërkombëtare, përfshirë edhe verifikimet e FBI-së. Megjithatë, Serbia nuk ka bashkëpunuar me hetimet, ndërsa ndaj saj nuk janë ndërmarrë masa ndëshkuese.
