Live Stories from Prishtina

LIVE

20 Dhjetor, 2025

Parisi e ka magjinë e tij, e vizitove apo nuk e vizitove, vendi vazhdon të mbetet një ndër emrat më të përmendur në botë.

Gustave Eiffel, Napoleon Bonaparte, Coco Channel, janë emrat që Parisit ja shtuan famën, secili me ndikim në fushën përkatëse.

Gustave la kullën si një ndër tetë mrekullitë e botës, Bonaparte ishte fitues i betejave Austerlitz, Jena, Marengo duke e bërë Francën si një ndër vendet më të fuqishme në botë, Coco Channel la elegancën, e cila pavarësisht trendeve mbetet prap zgjedhja e përkryer, me pak fjalë “timeless”.

Por qyteti i dashurisë diti të jetë edhe dëshpërues për “vizitorë parista”. Kur rrugët romantike u shëtiten në këmbë, erërat nga ujërat e zëza ja humbën shpesh bukurinë vendit që kishte krijuar imazhin e tij të lezetshëm nga fotot dhe videot, të gjitha vetëm virtuale.

Parisi nuk është vetëm për njerëzit që do ta shetisin në vetura dhe rrugëve më të pasura, Parisi është ndër kryeqytetet me famë botërore sepse detajet rreth tij i dhanë bukurinë, muzika, kultura, balluket, bareti, bagget-i, kroasanti etj etj.

Së fundi një ndërthurje interesante i dha vendit një qarkullim trendesh të shtyer nga algoritmi kudo në rrjet për inovacionin që po sjellë vendi i quajtur “Café Pli”.

Por pse?

Pli është kafeneja e parë në Evropë dedikuar plotësisht shkrimit të letrës ndaj vetës tënde në të ardhmen.

Me një koncept intim direkt nga Koreja, ky lokal ju ofron mundësinë të hidhni mendimet tuaja në letër për veten tuaj në të ardhmen, e cila do të marrë një letër pas një, pesë, dhjetë apo njëzet vjetësh!

Takim në lagjen e 11-të të Parisit për një moment me veten, me një pije dhe një ëmbëlsirë, është definitivisht unike.

A keni ëndërruar gjithmonë të krijoni një kapsulë kohore dhe ta hapni atë pas 10 vitesh për të shijuar emocionet dhe nostalgjinë e ndryshimit tuaj?

Ja si duket në Pli:

Ndërsa shijoni një ëmbëlsirë (3.5 deri në 5.5 euro) ose pini një pije (nga 2.5 euro), shkruani një letër për të dashurit tuaj ose për veten tuaj gjatë një momenti prekës, kokë më kokë me veten.

Ju zgjidhni një ëmbëlsirë ndërsa bisedoni me Geneviève, nxitësen e kësaj ideje, të cilën ajo e donte ta sillte në jetë gjatë udhëtimit të saj në Kore, përpara se të zgjidhni kartolinën dhe mesazhin motivues, stilolapsin tuaj me ngjyrën më të bukur dhe dyllin tuaj të vulosjes, blu ose të artë.

Pastaj, e tëra çfarë mbetet për të bërë është të shpërvjelni shpirtin tuaj në letër, të inkurajoni njëri-tjetrin, të lëshoni frikën dhe shpresat tuaja, të tregoni historinë e jetës suaj, me vetëm një gjë në këmbim të prisni që t’i rilexoni këto fjalë pas një, pesë ose njëzet vjetësh. Pastaj shkruani adresën tuaj (mund ta nisni edhe adresën e miqve dhe familjes që kanë një shtëpi nëse mendoni se do të ndërroni shtëpi në të ardhmen e afërt), datën kur dëshironi të merrni letrën tuaj dhe ngjitni disa afishe të adhurueshme, përpara se të shtoni prekjet e fundit.

Sa kushton e gjitha? Nëse planifikon që letrën ta merrni pas një viti ajo ju kushton nga 15 €, si dhe deri në 45 € pas 20 vjetësh. Ka kosto shtesë për ndryshimin e adresës së dorëzimit e cila kushton deri në 10 euro ndërsa për dërgesat jashtë Francës – 4 euro.

Pli u hapë në korrik të 2024-ës dhe ndodhet në adresën 38 Rue du Faubourg du Temple.

Kafeneja garanton ruajtje të sigurt të letrave edhe në rast të mbylljes së saj, duke siguruar që ato të dorëzohen nga persona përgjegjës.

Me pas këso hapësira që ofrojnë diçka interesante dhe të padëgjuar, janë gjithmonë shtyese për t’u vizituar. Më kujtohet kur është hapur “Remember me” në Prishtinë, ideja e çajit natyral me çajnikat e vogël anash, nuk m’shpëtojke java pa shku.

Nëse ju ofrohet mundësia ta vizitoni Parisin këtë vit, pse mos t’ja ofrosh vetës këtë alternativë, t’lexosh diçka prej copëzave tua aktuale pas disa viteve. Entuziazmi që ndjenë ndaj kësaj ideje dhe kur shkruan mbi të ndoshta pas disa viteve do të jetë një moment i harruar dhe që t’ka dalë fare nga mendja. Momentet e reflektimit do të jenë të papara… me siguri do ndeshesh me situata ku do i mbyllësh sytë duke thënë “çka paskam ditë t’shkruaj”, ose “wow sa mirë qenkam shprehur”, ose “waa çfarë situatash paskam kaluar”, “sa rëndë emocionalisht paskam qenë”, apo edhe “sa e lumtur paskam qenë”… e gjitha do të jetë befasi, befasi e papritshme.

Ta përmbylli këtë artikull me një ndër rreshtat më të përfolur në historinë e shkrimeve: “Kështuqë ne vazhdojmë të lundrojmë, barka kundër rrymës, të kthyera pa pushim në të kaluarën” (The Great Gatsby) e F. Scott Fitzgerald për reflektimin e saj prekës mbi të kaluarën. Kush e di lexues ndoshta këta do jenë edhe rreshtat e tu.