Live Stories from Prishtina

LIVE

14 Janar, 2026

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Kur mbaron një vit e fillon një i ri, janë dy lajme që zakonisht i marrim, lajmi i keq është që “shumëçka mbaron ndërron për një vit” dhe lajmi i mirë që “shumëçka ndërron për një vit”.

Çka po nodhë në Shqipëri?

Then që njerëzit e mirë kanë më shumë sfida, mund të jetë edhe  predikim me nënkuptim fetar por shpesh është fjalia ngushëlluese që i’a thonë dikujt që po kalon nëpër situata të vështira. Por është e vështirë të shikosh këto situata dhe të mos kesh në dorë asgjë për të ndërmarrë, nëse nuk je shteti.

Në Shqipëri dje është qarë argjinatura e lumit Seman, lum ky i cili bashkon në një vend dy lumenjë të tjerë si Osumi dhe Devoll.

Banorët e zonës së Fierit le që kanë humb bagëtit por janë edhe në terr informativ se çka po ndodh me pjesëtarët e familjes që kanë mbetë në anë.

Diçka të dhemb duke i pa lotë e zonjës që nuk e di çka ka ndodhë me djalin dhe burrin e saj, apo videon e efektivëve e forcave të armatosura duke nxjerr nga zona e përmbysur 220 dele, apo tek barinjtë e bllokuar teksa kërkojnë ndihmë.

Tash e tre herë nga viti 2025, zonat e Shqipërisë po e përjetojnë përmbytjen, ende pa e marrë vetën e pa u bërë vlerësimet e dëmëve të nëntorit, shumë hektar dhe dëme në ekonominë lokale e toka bujqësore janë të mëdha.

Natyrisht që shkaktarët janë të ndryshme, e shumë prej tyre rrjedhin nga papërgjegjësia institutcionale.

Përfshirë këtu edhe ndërtimet pa leje mbi kanale që kanë ndikuar në bllokimn e rrjedhës natyrale të ujit.

***

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar shtatë ligje edhe atë të paketës fiskale për 2026-ën.

Ndër ligjet kryesore është ligji për fshirjen, shuarjen e pagesave tatimore dhe doganore, ky ligj mundëson që shumë biznese dhe individ të mbyllin borxhet apo detyrimet para vitit 2014, kjo prek rreth 2.4 miliard borxhe të papaguara.

Ndër ligjet e miratuara është edhe përfitimi prej tatimit mbi vlerën e shtuar ku bujqëve do t’i kompensohen 10 përqind pasi të shpërndajnë mallrat tek grumbulluesit.

***

Ani pse ditët kalojnë dhe supozohet që gjithçka të shkoj duke u përmirësuar apo duke u bërë më mirë se dje; përderisa ne bëjmë plane është diçka e papritur që rri tek dera për të bërë “boom” me rezultatet që sjellë. Kombinimi i neglizhencës institucionale dhe planeve të panjohura të natyrës sjellin dëme që qytetari i pëson, nuk presim që gjërat të jenë përfekt vetëm duam që dertet tona të shohin mundin e atyre që votuam për t’i zgjedhur.