Live Stories from Prishtina

LIVE

16 Janar, 2026

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Jeta është komplekse dhe është normale të ndihesh i/e shpërndarë, i/e bllokuar ose i/e mbështetur pas murit.

Dje kryeministri Edi Rama e kish thekësuar si të rëndësishme rishkrimin e ligjit për arsimin e lartë pas takimit me rektorët e universiteteve, duke e cilësuar jo si një përmbysje por përshtatje me kohën dhe ndryshimet e reja që ka sjell edhe teknologjia.

Pas 10 viteve që ligji aktual zbatohet ai tashmë do të përditësohet.

Kohë e mjaftueshme për ta kuptuar se problemi nuk ka qenë vetëm te koha, por edhe te mënyra si është zbatuar.

Në fakt dilema kryesore qëndron nëse me të vërtetë do rregullohet sistemi apo thjesht po rikonstruktohet gjuha ligjore?

***

 

Këtë javë në Shqipëri u arratis nga spitali i Durrësit Altin Ndoci, ky i fundit ishte i dënuar për 4 vrasje, teksa ishte dërguar për t’u vizituar tek infektivi. Ai ishte pjesë e grupit kriminal të Çopjave, të Elbasanit.

Tash kjo ngjarje e ka shkaktuar një lloj “furtune” në burgun e Durrësit duke ndikuar që të merrët vendim që t’i transefrojnë 33 të burgosur më të rrezikshëm në Fier dhe Peqin. Prej tyre edhe ata që po hetohen nga Spak.

Kjo lloj “furtune” pse nisi pas arratisjes dhe jo para saj?

 

***

 

Nga 1 janari 2026, paga minimale dhe maksimale për efekte të kontributeve shoqërore janë rritur zyrtarisht në Shqipëri.

Tatimet njoftojnë se ndryshimet do të kenë ndikim direkt në pagën neto, si për ata që fitojnë pak, ashtu edhe për ata që fitojnë shumë.

 

***

Nganjëherë kemi synime aq të larta, sa që harrojmë që po e jetojmë ëndrrën që kishim dikur.