N’Kosovë
19 Janar, 2026
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
A di çfarë i dashur lexues: midis atyre momenteve që dukesh se je ngritur dhe pas atyre momenteve kur ndihesh sikur s’ke qenë kurrë më poshtë, ka momente tjera në mes (ato janë më të mirat).
Çka ndodhi këto ditë në Kosovë?
Sa herë mendoj për diçka që njerëzit e jashtëm e shohin si negative për vendin tonë, përshembull ndonjë veti, gjithmonë i them vetes, “po hajt se krejt njerëzit kanë këso veti, veç ne vend ma i vogël, e biem në sy më shumë”. Ama jo, jo! Do sene veç nuk duhet bre, siç nuk duhet me vjedh. Nuk duhet, se ka pasoja, ka dëme. Dëme që ti nuk e mendon.
Vendi po rrezikon të shkoj drejt rinumërimit total të votave, sot ka me u mbledhë edhe njëherë KQZ-ja.
Për shkak të hajnisë së votave në 914 vendvotime, po i bie që mostra e përzgjedhur në 28 komuna kan tregu deformim të njëllojtë e që ka ndikuar të jepet urdhri që të gjitha votat të rinumërohen.
E nëse 914 vendvotimet do të kërkojnë 12 deri në 14 ditë numërim, atëherë rinumërimi i të gjitha 2.614 vendvotimeve do të marrë edhe nja 20 ditë shtesë. Dhe nëse llogariten të gjitha afatet e ankesave, do ta kalojmë shkurtin e për pasojë, do të mbërrijmë në pikën ku mund te shkelet afati kushtetues për zgjedhjen e kryetarit/kryetares së shtetit.
Njerëz të papërgjegjshëm për të mos thënë më shumë se kaq, pra edhe manipulues të procesit në cilësinë e qoftë të komisionarëve, qoftë të vëzhguesve, qoftë të trupave të tjera që janë pjesë e një qendre votimi dhe të një vendvotimi.
E për ata që i kanë futur duart në vullnetin e qytetarit, parashihet prej 1 deri në 5 vjet burgim sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
