Live Stories from Prishtina

LIVE

20 Janar, 2026

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Nganjëherë krejt çka ka rëndësi është të jesh i vëmendshëm: i vëmendshëm në atë që vesh, në atë që ha, në atë që bënë me tjerët, nëse këto nuk të pëlqejnë dhe nuk rezonojnë me ty, atëherë fillo nga fillimi, asnjëherë s’është vonë.

Çka ndodhi dje në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama njoftoi se është ftuar nga Donald Trump të bëhet pjesë e një “Bordi të Paqes” që do të mbikëqyrë qeverisjen e Gazës një lloj komiteti ndërkombëtar ku premtohet paqe botërore me letra zyrtare dhe firma të mëdha.

Sipas ftesës entuziaste të Trumpit, Shqipëria do të jetë anëtare themeluese, bashkë me vende si Kanadaja, Turqia, Argjentina e Paraguaji, ndërsa në tavolinë ulen emra të njohur si Marco Rubio, Tony Blair dhe Jared Kushner, me vetë Trumpin në krye. Plani parashikon që Gaza të qeveriset përkohësisht nga një organ teknokratik palestinez nën mbikëqyrje ndërkombëtare diçka që disa e quajnë paqe, e disa të tjerë kolonializëm me kostum modern.

Ore ne mezi po bëjmë mbikqyrje të qeverisjeve lokale e vendore e tash të ftohemi për Gaza, e cila ka mbete në krizë të thellë humanitare, s’di qysh qenka bërë kjo përzgjedhja, e vendeve pjesëmarrëse në bord.

 

***

Mashtrues lind nuk bëhesh, ajo qëndron diku e si talet i fshehur në vete.

SPAK-u mbylli “call center”-at që shisnin ëndrra për kripto nga kati i 9-të e i 13-të, me pamje nga katedralja, dhe i zëvendësoi me dhoma burgu (hhahahhaha).

Tetë persona kaluan nga “investime të sigurta” te arrest në burg, dy prej tyre me abonim 20-ditor provë.

Ata u arrestuan sepse organizuan dhe ushtruan një skemë të strukturuar mashtrimi ndërkombëtar, përmes call-center-ave në Tiranë, duke mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime fiktive në kriptomonedha.

***

Epo i dashur lexues, krejt çka ka rëndësi është të jesh sërish i vëmendshëm: i vëmendshëm në atë që premtohet në emrin tënd, në paqet që nënshkruhen pa u lexuar mirë. Prandaj, nëse diçka nuk rezonon me ty, mos e përmirëso fasadën kthehu në fillim. Ende s’është vonë.