N’Kosovë
20 Shkurt, 2026
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, tani në këtë moment je saktë aty ku ke ëndërruar të ishe si fëmijë dhe vetja jote e vogël është krenare për ty sot.
***
Kuvendi i Kosovës sot po e shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026. Buxheti? Plot 4 miliardë euro. Prej tyre 3.64 miliardë janë të hyra, ndërsa pjesa tjetër si zakonisht mbulohet me kredi dhe deficit (sepse pse jo).
Ky projektbuxhet është miratuar në parim më 16 shkurt me 66 vota për, 32 kundër dhe 5 abstenime. Opozita u ankua që nuk ka reforma dhe që ministri i Financave paska dorë të lirë me lëvizë mbi 30% të mjeteve. Qeveria tha, pritni pak se do ta rishikojmë pasi ta sjellim programin qeverisës.
Në Komisioni për Buxhetin e Kuvendit të Kosovës kaluan buxhetet e Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Shtimes, por jo ai i Komuna e Zubin-Potokut (procedurat s’u kryen, pra letra mungon).
Rreth 80 amendamente të opozitës? Nuk kaluan. As kërkesa e Kuvendit për 361 mijë euro shtesë për paga të deputetëve (dy legjislatura aktive, paga kalimtare).
Nuk kaloi as kërkesa për buxhet shtesë për Radio Televizioni i Kosovës.
Por kaloi mbështetja financiare prej 8 milionë eurosh për ish-udhëheqësit e Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po përballen me drejtësi në Hagë. Në Komision me 6 vota për dhe 1 kundër projektbuxheti shkon sot për lexim në seancë plenare.
Kosova në “bordin e paqes” të Trumpit
Në anën tjetër të globit, në Washington, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri shqiptar Edi Rama morën pjesë në takimin e parë të Bordi i Paqes, të iniciuar nga Donald Trump.
Trump deklaroi se e ka parandaluar një luftë Kosovë–Serbi dhe tha publikisht nëse s’po ia dilni, më thirrni dhe e zgjidhim prap. (numrin e paska të hapur për çështje ndërkombëtare.)
Osmani e falënderoi, duke thënë se “Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane”.
E tash një bacground nga ky bord, Kosova është në mesin e 5 shteteve të para që janë zotuar të dërgojnë trupa paqeruajtëse në Gazë.
9 shtete kanë premtuar 7 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës, ndërsa SHBA-ja 10 miliardë.
Forca ndërkombëtare në fazën finale parashihet të ketë deri 25 mijë ushtarë dhe 12 mijë policë amerikanë.
Rama e shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar Trumpit të “bëjë diçka” për Gjykatën Speciale në Hagë dhe për rastin e ish-udhëheqësve të Kosovës, duke e quajtur situatën të padrejtë dhe alarmante.
Rama duket tipik si ai shoku që “will have your back” edhe kur ti mungon në atë sallë.
***

