Live Stories from Prishtina

LIVE

2 Prill, 2026

Përgatitjet kanë hyrë në fazën finale për koncertin e madh në Amerikë, një event që do të bashkojë emrat më të njohur të muzikës shqiptare për të çuar atmosferën dhe traditën tonë në zemër të Amerikës.

Besnik ndaj stilit që e ka karakterizuar ndër vite, Vllasaliu vazhdon të mbetet një nga artistët e rrallë që i qëndron fuqishëm performancës live. Për të, lidhja e drejtpërdrejtë me publikun dhe interpretimi me orkestër janë thelbi i çdo koncerti dhe kësaj radhe nuk bën përjashtim.

Me një përzgjedhje të kujdesshme dhe shumë fine, ai ka mbledhur rreth vetes bashkëpunëtorët më të afërt muzikorë, të cilët e kanë shoqëruar edhe në turneun e fundit në Evropë.

Në skenë do të ngjiten:

Mentor Ismaili në klarinet

Mentor Sulejmani në violinë

Art Lokaj në kitarë

Arsim Baftiu në bas kitarë

Nesim Maxhuni në bateri dhe Artan Rexhepi

Një formacion që premton energji të pastër dhe tinguj autentikë shqiptarë, duke i dhënë koncertit atë “qershinën mbi tortë”.

Vetë këngëtari ka zbuluar pak ditë më parë se biletat tashmë janë në shitje dhe interesi i publikut është jashtëzakonisht i madh.

Kjo super-orkestër pritet të mos shoqërojë vetëm Vllasaliun, por edhe shumë artistë të tjerë në këtë spektakël të madh muzikor në Amerikë një natë që premton të jetë e paharrueshme për diasporën shqiptare.