Live Stories from Prishtina

LIVE

9 Prill, 2026

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Jeta është për t’u jetuar tani, jo për t’u shtyrë për një ditë tjetër. Shpesh presim momentin perfekt, por ai nuk vjen gjithmonë. E vetmja kohë që kemi realisht është e tashmja, prandaj duhet ta jetojmë pa e shtyrë.

Bash në të tashmën kjo është çka po ndodhë në Shqipëri?

Brenda muajit prill pritet të nisë zbatimi i tarifimit për Tunelin e Llogarasë, një investim prej 190 milionë eurosh i financuar nga taksat publike.

Pas dy vitesh përdorimi falas, drejtuesit e automjeteve do të paguajnë 250 lekë për një drejtim dhe 500 lekë vajtje-ardhje, ndërsa tarifat ndryshojnë sipas kategorisë së mjeteve.

Ndërkohë, në terren po testohen sistemet elektronike të pagesës për të siguruar funksionim të saktë. Nga pagesa përjashtohen mjetet e emergjencës dhe disa kategori të veçanta qytetarësh.

***

Paralelisht, autoritetet kanë ngritur alarmin për një skemë të re mashtrimi përmes SMS-ve, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe në emër të platformës e-Albania për gjoja gjoba automjetesh.

Këto mesazhe përmbajnë lidhje të rreme që synojnë vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare. Policia u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linke të panjohura, të mos japin informacione sensitive dhe të përdorin vetëm faqen zyrtare të platformës.

***

Në një tjetër zhvillim, Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëroi për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, duke përmendur si objektiva të mundshëm institucione apo hapësira publike.

Megjithatë, autoritetet shqiptare e konsiderojnë këtë një njoftim rutine sigurie dhe theksojnë se vendi është në gatishmëri, me masa të shtuara dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Ky paralajmërim lidhet edhe me tensionet e vazhdueshme mes Shqipërisë dhe Iranit, sidomos pas sulmeve kibernetike të viteve të fundit ndaj institucioneve shqiptare.

Ekspertët theksojnë se, megjithëse nuk ka arsye për panik, është e rëndësishme që institucionet të komunikojnë më qartë me publikun për të shmangur keqinterpretimet dhe për të ruajtur besimin e qytetarëve.

***

I dashur lexues, çka mbetet në fund të çdo dite, janë lidhjet e vërteta, që duhet të ndihen të lehtë dhe të jenë shumë natyrale. Nuk duhet të jetë diçka që kërkon vazhdimisht sqarime, debate apo “negocim” për gjëra bazike.