Live Stories from Prishtina

LIVE

18 Maj, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues,

Jeta, më i/e dashuri/a im/e, është 100% çfarë të ndodhë ty dhe 90% si ti vendos të reagosh ndaj saj.

Në një shoqëri demokratike, dhuna fizike nuk duhet të bëhet kurrë mënyrë reagimi ndaj provokimeve, etiketimeve apo përplasjes politike. Edhe nëse ka pasur fjalë fyese apo tension verbal, reagimi fizik e zhvendos debatin nga politika diku tjetër.

Kaq sa i përket rastit të javës së kaluar.

E dje ditën e kemi nis n’plus. Pluse elektorale që vinin nga aeroportet, ambasadat dhe kutitë postare të diasporës. Një valë rekord aplikimesh për votim nga jashtë, mbi 142 mijë kërkesa e kthyen mërgatën në protagonisten absolute të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Nga Zvicra në Gjermani e deri në konsullatat e largëta, shqiptarëve të Kosovës, dëshirën për qeveri të re nuk ia zbehin kilometrat.

Më shumë se 81 mijë prej tyre kanë zgjedhur votimin me postë, ndërsa afro 25 mijë pritet ende të marrin “po”-në finale nga KQZ-ja.

Kjo ka shënuar numrin më të lartë të aplikimeve, duke kaluar edhe zgjedhjet e vitit 2021, kur ishin regjistruar rreth 130 mijë aplikime.

***

Në po të njëjtën ditë, Kosova u rendit si vendi i dytë më i varfër në Evropë për vitin 2025, sipas WorldAtlas, ku vendin e parë e ka Moldavia, ndërsa Shqipëria zë vendin e shtatë dhe Serbia të tetin.

Ne, as për të mirë e as për t’keq s’po ia qëllojmë me qenë të parët.

Inflacioni prej 7.5% në prill u përshkrua nga ekonomistët si “kancer” për ekonominë e vendit. Shporta më të shtrenjta, fatura më të larta dhe një ndjenjë stagnimi që po e lodh klasën e mesme.

Mos i dashur lexues, fokusi i plotë në politikë po na e lë ekonominë e vendit në autopilot, ndërsa importi dhe energjia e shtrenjtë po e ushqejnë krizën në heshtje?

***

Kur thash askund nuk po jemi të parët, u talla, se në disa sporte, zor që gjen shkëlqim si të shqiptarëve. E edhe e diela kishte momentin e saj sportiv që i dha frymë lajmeve.

Në Çeki, Albion Rrahmani solli një tjetër paraqitje solide me Spartën e Pragës, duke asistuar në fitoren 2:0 ndaj Liberecit. Sulmuesi kosovar, që po mbyll sezonin me nëntë gola dhe tri asistime, vazhdon të ndërtojë profilin e tij si një nga emrat më premtues të futbollit kosovar në Evropë.
Një natë tjetër ku talenti eksportohet më lehtë sesa ekonomia stabilizohet.

Në këtë hapësirë të informacioneve, a jemi një shtet që mbështetet fuqishëm nga diaspora e tij, ku shoqëria që e jeton realitetin që na e shtyen përpara diaspora e lufton me koston e jetës brenda kufijve të vet?