Dje n’Shqipëri
26 Maj, 2026
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, a të kujtohet kur luteshe për gjërat që i ke sot. Asnjëherë mos harro, gjërat që i ke sot janë rezultat i punës tënde, durimit tënd, i besimit tënd dhe i dëshirës për të ndërtuar diçka, festoj edhe këto të lutem.
Çka po nodhë në Shqipëri?
Nuk ka më mirë se të jetosh në një vend që ka deti, e aq më mirë, me detin e Shqipërisë.
Pagesat me kartë në autobusë mund të rrisin çmimin e biletës
Shqipëria po kërkon që pagesat në autobusë të bëhen edhe me kartë bankare. Por kompanitë e autobusëve thonë se kjo do t’u kushtojë më shumë para dhe si pasojë mund të rritet çmimi i biletës për qytetarët.
Shoqatat e transportit publik në Shqipëri po kundërshtojnë vendosjen e detyrueshme të pagesave elektronike me POS/POI në autobusë.
Ata thonë se nëse ky sistem zbatohet, bileta e autobusit mund të mos mbetet më 40 lekë, sepse operatorët do të kenë kosto shtesë për pajisjet dhe komisionet bankare.
Sipas tyre, transporti urban funksionon me shumë pagesa të vogla gjatë ditës dhe kjo e bën më të vështirë përdorimin e sistemit elektronik pa rritur kostot.
Shoqatat po kërkojnë sqarime nga shteti për mënyrën e zbatimit dhe se kush do t’i mbulojë shpenzimet shtesë.
***
Edhe vendet më të bukura kanë nevojë për kujdes dhe investime që njerëzit të mund të jetojnë me dinjitet.
Banorët e fshatit Anë Vjosë në Memaliaj po përballen prej vitesh me mungesë të ujit të pijshëm, edhe pse shumë afër tyre kalon lumi Vjosa.
Shumë familje janë detyruar të hapin puse ose të marrin ujë tek fqinjët. Përveç mungesës së ujit, edhe rruga e fshatit është në gjendje të keqe, gjë që ua vështirëson jetën banorëve.
Për shkak të mungesës së investimeve, shumica e të rinjve janë larguar. Nga mbi 350 banorë që kishte dikur fshati, sot kanë mbetur vetëm rreth 30, kryesisht të moshuar.
Banorët po kërkojnë ndihmë nga institucionet për ujësjellësin dhe infrastrukturën.
***
Bujqësia mbetet zemra e shumë familjeve dhe çdo humbje në tokë i prek drejtpërdrejt jetën e tyre.
Ngricat kanë shkatërruar pothuajse të gjithë prodhimin e frutave në Devoll. Fermerët kanë humbur të ardhurat për këtë vit dhe tani rrezikojnë edhe dëme për vitin tjetër nëse nuk vazhdojnë investimet në pemë.
Ngricat e fillimit të majit, temperaturat e ulëta kanë dëmtuar deri në 95-100% pemët me mollë, qershi dhe kumbulla. Frutat janë ngrirë dhe kanë filluar të bien në tokë.
Kjo do të thotë se shumë familje nuk do të kenë prodhim dhe fitim këtë vit. Për më tepër, fermerët duhet të vazhdojnë të investojnë në pemë edhe pse nuk do të marrin të ardhura, sepse në të kundërt rrezikojnë të humbin edhe prodhimin e vitit tjetër.
***

