N’Kosovë / foto: @valavisions – myprishtina/ig
9 Qershor, 2026
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, mënyra se si i shpenzojmë ditët tona është mënyra se si e kalojmë jetën tonë. Kurrë mos harro; ti vetë do të kthehesh t’i komentosh momentet e tua të mira dhe të hidhura, andaj pse të mos kesh më shumë ditë të shpenzuara mirë.
Çka ndodhi dje në Kosovë?
Kosova pas zgjedhjeve, duket sikur është sh-liruar, sikur e paskemi pas borxh t’i lirojmë “politikanët” e jo vetën, jo jetët tona, jo ditët tona. E tash kështu të liruar, merremi me politikë deri sa të shohim kush me kë po bashkëpunon, kush me kë po formon qeveri.
Natyrisht që menjëherë pas zgjedhjeve, erdhën deklaratat e secilit lider, dikush duke u tërheq prej fjalëve që kanë thanë, dikush me qëndrime më të forta, e dukush sotik që nga dita e parë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, reaguan dy kandidatet për deputete, Arbresha Kryeziu dhe Ardiana Matoshi, kundrejt deklaratës së ish-presidentës Vjosa Osmani, e cila tha se “nuk ka arsyeje të mos zgjedhëm presidetja e shtatë”, ato thanë që nëse zgjedhen sërish deputete, nuk do të votojnë pro zgjedhjes së Osmanit presidente.
E menjëherë pas reagimeve, Osmani tha se asnjëherë emri i saj as nuk ka qenë as nuk do të jetë ai që vështirëson ose që i bllokon proceset e krijimit të insitucioneve.
Në Qendrat Komunale të Numërimit janë numëruar votat në 301 prej 2498 vendvotimeve, apo 12.05 për qind.
Te Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht më e votuara është Vjosa Osmani me 8374 vota, pasuar nga Lumir Abdixhiku me 7578 dhe Doarsa Kica Xhelili me 6040 vota. Në Top 5 janë edhe Hykmete Bajrami (4514) dhe Avdullah Hoti (4029).
Ndërkohë, po të hënën, një konferencë për media ka mbajtur kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Ai ka thënë se për krijimin e institucioneve duhet të ketë një marrëveshje politike qysh tani.
Një ditë e radhës në Kosovë…
Te Partia Demokratike e Kosovës top-peshja më e votuar deri tani përbëhet nga Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku,
Ndërsa tek LVV, top pesshja më e votuar deri tash është Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.
Pas konstituimit, nëse sërish Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues, vendi sërish do të shkojë në zgjedhje të reja, që do të ishin të 4-tat parlamentare për një periudhë më pak se dy vjet.
****
Komuna e Prishtinës prej vitesh ka një ide për ta ndryshuar qendrën e qytetit. Një nga projektet kryesore të kryetarit Përparim Rama është ndërtimi i një tuneli për vetura mes Kuvendi i Kosovës dhe Xhamia e Gurit. Ideja është që makinat të kalojnë nën tokë, ndërsa sipër të krijohet një hapësirë e re publike si vazhdim i bulevardit të qytetit.
Mirëpo, ky tunel nuk është miratuar. Institucionet e trashëgimisë kulturore e kanë refuzuar dy herë, sepse konsiderojnë se mund të dëmtojë zonën historike dhe monumentet përreth. Kjo do të thotë se projekti ekziston vetëm në plane dhe vizualizime kompjuterike, jo në terren.
Pikërisht mbi këtë hapësirë të planifikuar, Komuna dëshiron të ndërtojë një memorial kushtuar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Për këtë memorial janë organizuar disa konkurse. Dy përpjekjet e para dështuan: në njërën familja Jashari nuk u pajtua me projektet e propozuara, ndërsa në tjetrën nuk pati fare oferta të paraqitura.
Tani, në tentativën e tretë, është përzgjedhur projekti fitues me emrin “Zâni i Lirisë”, i realizuar nga artisti Ilir Blakçori. Memoriali është konceptuar si një strukturë e madhe që simbolizon valët e zërit të Adem Jasharit dhe përfshin elemente si ujë, amfiteatër dhe 59 pemë, secila në kujtim të një jete të humbur gjatë sakrificës së familjes Jashari.
Polemika qëndron te fakti se memoriali po prezantohet publikisht para se të jetë zgjidhur çështja kryesore: vendi ku parashihet të ndërtohet ende nuk ekziston si hapësirë e realizuar, sepse varet nga tuneli që nuk ka marrë leje. Për këtë arsye, kritikët thonë se bëhet fjalë për një “projekt mbi projekt”, ose siç është quajtur në artikull, një “render mbi render”. Në thelb, ekziston një projekt i memorialit, por ai është planifikuar mbi një projekt tjetër që ende nuk është aprovuar për t’u ndërtuar.
***
Futbollisti shqiptar, Fisnik Asllani, tash e një kohë ka pëlqimin e shumë klubeve të futbollit të cilat e kërkojnë tranferimin e emrit të tij në klubet e tyre duke filluar nga “Leipzigu”, të cilët shprehn interesim, “Barcelona” e krejt në fund “Borussia Dortmund”, këta të fundit të hënën thanë se ardhja e tij varet nga dy lojtarë të tjerë Serhou Guirassyt dhe Karim Adeyemit, nëse këta qëndrjnë transferi i Asllanit nuk do të realizohet.
Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.
***

