Live Stories from Prishtina

LIVE

15 Qershor, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Sot duke ardhur rrugës, dikë e ndali policia, dikush po e pinte kafën me familjarë, dikush me nguti i kalonte zebrat, dikush pa iu ngut fare dëgjonte muzikës rrugës, dikush e përfundonte grimin në veturë, dikush me krah të djegur nga dielli prej pushimit të fundjavës në bregdet po ngaste biçikletën. Të gjithë po ndjeknin ritmin e të ashtuquajturës jetë.

Ja çfarë ritmi ndjeku Kosova në fundjavë…

Kosova po kalon një periudhë të lodhshme politike, me zgjedhje të shpeshta që kanë kushtuar shumë para publike pa sjellë zgjidhje konkrete për qytetarët. Pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet e fundit tregon se njerëzit janë të zhgënjyer nga përplasjet politike dhe lufta e vazhdueshme për pushtet.

Fushatat më shumë u ndërtuan rreth figurave të tyre personale sesa rreth një programi të qartë politik, gjë që ndikoi në rezultatin përfundimtar.

Politika po merret më shumë me beteja personale sesa me problemet reale të qytetarëve, si zhvillimi ekonomik, mbështetja e sektorit privat dhe përmirësimi i standardit të jetesës.

Ideale kish qenë një akt empatie kur njerëzit tregohen të përgjegjshëm ndaj paras publike edhe tregojnë maturi dhe përgjegjësi…

Nejse këtë të shtunë që po vjen (20 qershor), po mbahet testi për maturantët diku rreth 18 mijë aplikime sa janë pranuar deri tash në e-kosova, pritet t’i 20 mijë veta nënshtrohen këtij testi. I bjen që gjenerat që ka lind në vitin e pavarësisë së Kosovës, po e kryn një cikël dhe po vazhdojnë për në studime.

Rezultatet prej testit pak a shumë do të na e tregojnë edhe performancën e sistemit arsimor në Kosovë nëpër këto vite.

***

Ky vit ngjan si një prej kapitujve më të rëndësishëm në karrierën e aktores Fatlume Bunjaku. Vetëm pak muaj pasi u nderua si “European Shooting Star” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, ajo është bërë anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit, institucionit më të rëndësishëm që përfaqëson komunitetin e kineastëve evropianë.

Emri i saj figuron në listën e 640 anëtarëve të rinj nga 50 vende të ndryshme, të cilët këtë vit i janë bashkuar Akademisë. Në mesin e emrave të rinj janë regjisorë, aktorë, producentë, kritikë filmi dhe profesionistë të tjerë të njohur të industrisë, ndërsa Kosovës atje sivjet i shtohet edhe aktorja Fatlume Bunjaku.

Anëtarësimi i Bunjakut shënon rritje të pranisë së Kosovës në institucionin kryesor të filmit evropian. Në Akademinë Evropiane të Filmit tashmë janë të anëtarësuar regjisorët Blerta Basholli, Kaltrina Krasniqi, Norika Sefa, Antoneta Kastrati, More Raça, Ismet Sijarina, Sami Mustafa, Fisnik Maxville, Edon Rizvanolli dhe Lum Çitaku.

***

Mos i lini ditët e vështira të fitojnë, rezistoni ndaj dëshirës për t’u rikthyer te zakonet që pengojnë evolimin tuaj. Mos harroni t’i kujtoni vazhdimisht vetes arsyet pse po mundoheni të ecni përpara…<3 Ti mund të jesh Fatlumja/ Fatlumi e/i radhës, ta nderosh mundin tënd dhe vendin poashtu!