Live Stories from Prishtina

LIVE

16 Qershor, 2026

Pavarësisht se ku ndodheni në botë, fundi i qershorit shënon fundin e gjysmës së parë të vitit kalendarik, e si muaj ka shumë përmbajtje brenda vetës.

Përshembull, periudha kohore nga mesi i majit deri në mesin e qershorit nga romakët e lashtë konsiderohej si një kohë ters për martesë.

Ndryshe nga besimet romake rreth kohërave më të mira dhe më të këqija për t’u martuar, qershori tani konsiderohet si një nga muajt më të mirë!

Më i miri për pushime, sepse ka pak njerëz dhe shërbimet janë më të lira, më i miri kur e krahason me temperaturat e muajve të tjerë korrik/gusht, disa ditë janë më të nxehta po në disa ditë edhe freskohet.

Ka një numër vendesh që festojnë ditët e tyre të flamurit gjatë muajit qershor. Suedia feston ditën e saj të flamurit më 6 qershor, Kosova Ditën e Çlirimit me 12 qershor Shtetet e Bashkuara festojnë ditën e tyre të flamurit, më 14 qershor dhe Danimarka feston të tyren më 15 qershor.

Qershori ka disa festa të larmishme në të gjithë botën si 1 qershorin, ditën e fëmijëve muaji Krenarisë LGBT+, muaji i natyrë dhe muaji i oqeaneve. Në anën tjetër të botës, në Mbretërinë e Bashkuar, qershori është muaji buzëqeshjes!

Po edhe nëse jeni adhurues i madh i tenisit, atëherë qershori e thot fjalën e fundit. Turneu anglez i tenisit, Wimbledon, zhvillohet gjatë gjithë muajit qershor.

Qershori është muaji edhe i trëndafilave, e kush nuk i do trëndafilat.

Fosile trëndafilash që datojnë 23-33 milionë vjet më parë janë gjetur në Azi. Vetëm në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë trëndafilat e kultivuar u sollën në Evropë nga Kina.

Të dhënat më të hershme të kultivimit të tyre datojnë që nga viti 3,000 para Krishtit në Kinë.

Emri i trëndafilave vjen nga riorganizimi i emrit “Eros”, perëndia greke e dashurisë dhe dëshirës. Erosi ishte djali i Afërditës, perëndeshës së njohur të kënaqësisë dhe bukurisë.

Në mitologjinë greke, trëndafili simbolizonte dashurinë, heshtjen dhe sekretin. Trëndafilat gdhendeshin në muret e rrëfimeve fetare dhe sallave të gjyqit për t’u kujtuar njerëzve t’i mbanin bisedat private.

Gjatë shekullit të pesëmbëdhjetë, trëndafili u përdor si simbol për fraksionet që luftonin për të kontrolluar Anglinë. Trëndafili i bardhë simbolizonte Jorkun, dhe trëndafili i kuq simbolizonte Lankasterin, si rezultat, konflikti u bë i njohur si “Lufta e Trëndafilave”.

Gruaja e Napoleon Bonopartes, Josephine, krijoi një koleksion të gjerë trëndafilash në Chateau de Malmaison, një pronë shtatë milje në perëndim të Parisit në vitet 1800. Ky kopsht u bë vendi i punës së Pierre Joseph Redoute si ilustrues botanik. Në vitin 1824, ai përfundoi koleksionin e tij të akuarelit “Les Rose”, i cili ende konsiderohet si një nga dokumentet më të mira të ilustrimit botanik.

Trëndafilat e specieve të para kishin pesë petale të vetme, si në lulet e Rosa hilliae. Këto janë speciet që formuan bazën ndërtuese gjenetike për trëndafilat tanë modernë.

Ato përfshijnë trëndafilin e egër, Rosa canina, i cili gjendet zakonisht në gardhe. Ekziston edhe trëndafili skocez, Rosa pimpinellifolia, një trëndafil i fortë dhe i dendur që mbijeton mirë në vende bregdetare, Rosa gallica, e cila vjen nga Evropa Jugore më e ngrohtë, Rosa carolina nga SHBA-ja lindore dhe Rosa blanda.

Trëndafilat u përdorën në prodhimin e ujit të trëndafilave dhe në vajra të parfumuar, për qëllime mjekësore dhe si konfetave për festime. Filozofi Konfuci regjistroi se trëndafilat po rriteshin në kopshtet e Pallatit Perandorak në vitin 500 p.e.s. dhe biblioteka e perandorit kinez përmbante një numër të madh librash mbi këtë temë. Kina ishte burimi i vetëm i trëndafilave të verdhë dhe të të gjithë pasardhësve të tyre të sotëm, pasi nuk ka trëndafila të egër në Evropë me atë ngjyrosje.

Trëndafilat e bardhë janë të njohur në dasma për të simbolizuar pastërtinë dhe pafajësinë. Trëndafilat e verdhë simbolizojnë miqësinë, ndërsa trëndafilat rozë përdoren për të shprehur admirim ose vlerësim.

Sipas mitologjisë greke, trëndafilat e bardhë çelën aty ku ecte perëndesha Afërditë në Tokë . Lotët e saj për të dashurin e saj, Adonisin, binin si trëndafila të kuq.

Trëndafilat mund të lulëzojnë në kopshtin tuaj në kushtet e duhura. Ata kanë nevojë për një vend me diell dhe kullues të mirë për të parandaluar grumbullimin e ujit.