28 Korrik, 2026
Edhe tri ditë kanë mbetur nga fillimi i një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore të vitit në Kosovë. Sunny Hill Festival 2026 edhe këtë verë pritet të mbledhë mijëra adhurues të muzikës nga vendi, rajoni dhe më gjerë.
Organizatorët e festivalit kanë thënë se përgatitjet tashmë po shkojnë drejt fundit për festivalin, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, duke premtuar tri net të mbushura me performanca spektakolare dhe atmosferë unike.
Në krye të programit të sivjetmë janë tre emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare. Katy Perry, Lewis Capaldi dhe superylli i muzikës elektronike Martin Garrix.
Organizatorët kanë publikuar edhe listën e plotë të përformuesve për çdo natë të këtij edicioni
Në natën e parë, më 31 korrik, artistja kryesore do të jetë këngëtarja e famshme, Katy Perry, e cila do të ngjitet në skenë rreth orës 22:30. Këngëtarë të tjerë të natës së parë do të jenë edhe Dhurata Dora, La Fazani etj.
Në natën e dytë, performanca kryesore do të jetë nga Lewis Capaldi, i cili do të dalë para fansave në orën 22:30, ndërkaq artistë të tjerë do të jenë edhe “Asgjë Sikur Dielli”, Lumi B, Ledri Vula, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta etj.
Natën e tretë do ta kryesojë DJ i famshëm botëror, Martin Garrix, i cili vjen për herë të dytë në Sunny Hill. Ai do të dalë në skenë në ora 22:30.
Në mesin e artistëve të tjerë që do të argëtojnë të pranishmit në natën e tretë do të jenë edhe Adam Port & Rampa.
Deri në këtë vit adhuruesit e Sunny Hill kanë ardhur nga 60 vende të ndryshme të botës duke regjistruar kështu edhe një pjesëmarrje prej më shumë se 100 mijë personave në festivalin tre ditor.
Nga të dhënat prej organizatorëve festivali me ndikim ekonomik dhe shoqëror në vend vlerësohet të arrijë diku tek 50 milionë dollarë për edicion.
Përveç koncerteve, festivali njihet edhe për atmosferën unike, aktivitetet shoqëruese dhe ndikimin që ka në promovimin e Prishtinës si destinacion kulturor dhe turistik.
Biletat për edicionin e sivjetmë janë në shitje përmes faqes zyrtare të festivalit,

