Live Stories from Prishtina

LIVE

20 Korrik, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Mirëmengjesi dashuria ime, a e di se talenti të hap derën, por puna, këmbëngulja dhe besimi te vetja janë ato që të çojnë deri në fund! 

Ja disa shembuj ilustrues;

Mbrëmë u mbyll me emocione të mëdha finalja e Kupës së Botës 2026, duke kurorëzuar jo vetëm kampionin, por edhe yjet që shkëlqyen gjatë turneut. Rodri u shpall lojtari më i mirë i Botërorit dhe fitoi “Topin e Artë”, ndërsa portieri spanjoll Unai Simón u vlerësua si më i miri, pasi pësoi vetëm një gol në tetë ndeshje. Talenti i ri Pau Cubarsí u shpall futbollisti më i mirë i ri i turneut, ndërsa Kylian Mbappé e mbylli Botërorin si golashënuesi më i mirë me 10 gola.

Ti mund të thuash çfarë lidhje ka kjo me lajmet në Kosovë por ideja është praktika e përsëritur a nuk na bënë më të mirë në punën që bëjmë…?

Ja çka kishte këto ditë n’Kosovë…

Këto ditë ka pasur kaos në pikën kufitare Bajakovo, mes Kroacisë dhe Serbisë, ku shumë mërgimtarë nga Kosova kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin.

Në kulmin e pritjeve, disa kanë qëndruar mbi 12 orë në kolonë, kryesisht për shkak të zbatimit të sistemit të ri evropian të kontrollit kufitar, EES.

Më vonë gjatë ditës, autoritetet njoftuan se situata është normalizuar, tani pritjet janë vetëm 10–15 minuta dhe janë hapur tetë korsi hyrëse. Stafi i Ambasadës së Kosovës në Zagreb dhe ambasadori Martin Berishaj kanë dalë në terren për t’u shpërndarë ujë dhe pako ushqimore bashkatdhetarëve që prisnin.

***

Drejtësia nuk vonon por por të akuzuarit vazhdojnë të jenë “të padukshëm”

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e parë ndaj 21 ish-pjesëtarëve të forcave ushtarake dhe policore serbe, të akuzuar për krime lufte në Masakrën e Reçakut. Sipas aktakuzës, ata akuzohen se gjatë viteve 1998–1999 rrethuan fshatin, bombarduan zonën, dëbuan mijëra civilë, ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët, ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan.

Prokuroria thotë se janë kryer edhe tortura, rrahje, shkatërrim i pronës dhe spastrim etnik. Meqenëse të akuzuarit nuk janë të arritshëm për organet e drejtësisë së Kosovës, gjykimi pritet të zhvillohet në mungesë të tyre, ndërsa u është bërë edhe thirrje që të dorëzohen.

***

Në këtë botërorë; tifozët japonezë u bënë shembull duke pastruar stadiumet pas çdo ndeshjeje, si shenjë respekti për vendin mikpritës.

Skocezët sollën humorin e tyre karakteristik duke vendosur kone trafiku mbi statuja në Boston, ndërsa norvegjezët u bënë viralë me ritualin e tyre “vozitja vikinge”.

Republika Demokratike e Kongos tërhoqi vëmendje me simbolikën historike dhe veshjet tradicionale, kurse Kepi i Gjelbër fitoi zemrat e tifozëve si surpriza më e madhe e turneut, me portierin Vozinha që u shndërrua në një fenomen në rrjetet sociale.

Çka dua të them në mbyllje është se çdo kund ka hapësirë për të treguar atë se çka në të vërtetë jemi dhe çka fle brenda nesh <3