Live Stories from Prishtina

LIVE

7 Shtator, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Me do llafe të shkurtëra mundem me u tregu çka po ndodhë në Kosovë… por nuk po du me lanë anash një fjali që te unë zgjojë diçka shumë të bukur… “Në pjesët e tua ku merzia ka lanë më së shumti shenja, u rritshin lule, të cilat ta ndreqin jetën edhe ty edhe tjerëve që ki përreth”.

E kemi fituar shtetin, por po sillemi sikur ende nuk dimë si ta qeverisim

Në teori kemi institucione dhe procedura, por në praktikë institucionet janë bllokuar aq shumë sa “në detyrë” po bëhet pothuajse status normal.

Kompromismi po konsiderohet si veprim i marrueshëm a çka?

U përdor “konsensusi” si arsye për shtyrje, por kur erdhi kandidati, konsensusi mungoi brenda partive

Nga gjashqja e LDK-ës u tha se nuk do ta ndihmojë Kurtin me zgjedhjen e Sejdiut. Por duke mos marrë pjesë në procesin që mund ta zhbllokojë institucionin, ajo në fakt po ndihmon që Kurti të vazhdojë të qeverisë në mënyrë “në detyrë”

Gjashtë deputetët e LDK-ës që po refuzojnë zgjedhjen e Sejdiut, ndoshta “deep down” po kundërshtojnë Vjosa Osmanin, ndoshta disa prej tyre po mendojnë se me rikthimin e Osmanit dhe me ndryshimin e konfigurimit të LDK-së, ata mund t’i humbin pozitat e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Nëse thirremi në emër të “mbrojtësve të institucioneve”, por kur institucionet kanë nevojë për ne nuk marrim pjesë në to, çka jemi atëherë.

Të gjithë flasin për shtetin, por askush nuk po sillet sikur shteti është prioritet.

Paramendo tash në atë historinë hyrëse të artikullit nëse kishe qenë ti arsyeja që dikujt i rritet një lule në një pjesë të vështirë të jetës së tij…