N’Kosovë
18 Shtator, 2026
Bash një ditë para vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Cineplexx u dha premiera e filmit “Dua”, kandidatit të Kosovës për Oscars, para se të fillonte filmi kisha shumë ndjenja të përziera.
Duke e ditur që filmi shfaqte situatën e para luftës në Kosovë nga sytë e një 13 vjeçareje, Duas, nga momenti që hyra në hapësirën e kinemas filloi të ndryshonte disponimi im, i cili nga fillimi i javës ishte i luhatshëm.
Zakonisht ngjarjet që lidhen me luftën e Kosovës, tek unë zgjojnë një interes të veçantë edhe personalisht nuk e kisha ndalë prodhimin e filmave, serialeve, ngjarjeve që transmetohen apo luhen para njerëzve përmes kanaleve të ndryshme me histori të luftës derisa ato histori të shterrohen të gjitha, sepse ka shumë për tu treguar.
Historia e Duas ishte vetë historia e Blertës dhe ekziston diçka magjike kur shikon Duan dhe pastaj takon sytë e tu që shikojnë filmin me sytë e Blertës.
Pinea (Dua) e ka përcjellur aq mirë, Blertën e luftës në film, sa që ti nga karriga mendon që je vet në film kur ia ndjen hutimin, frikën, momente e gëzimit me motren dhe vëllaun e vetë, ndjenjën që nuk e di se çfarë e pret të nesërmën, zemërimin, frikën ndaj humbjes së dikujt në familje, pikëllimin kur e sheh babain e vetë të goditet nga paramilitarët serb, sytë pa qare kur sheh njerëzit të tërhiqen zvarrë në protesta.
Gjithçka kulmon me aktrimin e mrekullueshëm të kastit, të cilët ani pse tek “Dua” luanin rolin e babait dhe nënës, në kohën e luftës, kohë kjo e portretizuar në film, edhe ata ishin thjeshtë disa të rinjë, të cilët në film, e portretizojnë aq mirë frikën e prindërve në atë kohë për atë se “çka do ta pres familje e vet dhe çka do t’i ndodhë vendit të vetë”.
Në përgjigjen e saj për Paper, Blerta Basholli, kur u pyet se “cila kishte qenë skena më e vështirë për tu xhiruar në film?”, tha se ishte skena e trenit dhe protestave.
“Skena e trenit dhe e protestave, dyjat janë skena me shumë përgjegjësi, janë skena të bazuara në historinë tonë, ka pasur shumë njerëz,u dasht ma se pari me adaptu, me kriju një tren me vagona qe na ka ndihmuar shume edhe trankos dhe infra kosi po edhe secili puntor i skenografise dhe i produksionit, që çka kanë mujt kanë bo për me qenë skena sa ma reale, por mund të them që ato dy skena që nganjëherë kom thanë çka i kom shkru, se aq shume jom kon e ngarkune, por gjithçka ka shku shumë mirë sa që kam thanë diçka kemi bo gabim, se tepër mirë është tu shku.”
Skena e trenit tregon skenën ku familja e Duas detyrohen të ndahen, një pjesë e familjes të dalë në qytet në mënyrë që të deportohen me tren. Portreti i Duas në dritaren e trenit është skena e fundit. Aty në fytyrën e Duas e lexon gjithë tmerrin.
Skena e protestave e shfaqë Duan duke dëgjuar muzikën e saj me kufje, kur papritur në dhomën e saj futën të rinjë me sy të lotuar dhe të djegur nga gazi lotësjellës, të cilëve Dua dhe familjarët e saj ua hapin derën që të strehohen deri sa të shpërndahet protesta, ku të gjithëve u ipet qepë. Dua s’mund të qëndrojë gjatë në dritaren e banesës në “Ulpianë”, pasi s’i duron skenat e shkelmimit të shqiptarëve në protestë.
E pyetur se cila ishte skena që Blerta e do më së shumti, ajo tha “skena ku këndon së bashku me motrën e saj”.
“Mu më pëlqen shumë skena ku qikat këndojnë, Skunk Anansie është një artistie që e kam dëgju tërë jetën…”
Ndërsa nëse isha pyet unë se cila është skena më e mirë, e kisha përmend ata që ma së mirë e tregon zemren tonë.
Në formë që mos me ta prish historin e filmit ende pa e pa po e tregoj pak si shkurt që me dal tek mesazhi që po du me ta dhanë:
Dua, në film detyrohet me kry një borxh që mos me e pësu familja e saj, po me dy prindër të papunë, ajo mbledh kursimet e veta të cilat prap janë të pamjaftueshme, e shoqja e Duas e cila ka ardh nga Drenica, pasi i kanë djeg gjithçka e baba i ka shku në UÇK, e ka vetëm një send që ja ka lanë kujtim baba një orë dore, kur Maki (shoqja e Duas) e sheh në çfarë zori është Dua, vendos me ja jep të vetmin kujtim që me bo paret e nevojshme për borxhin.
Pas Cannes, Sarajevës e festivaleve të tjera, “Dua” u shfaq edhe në Prishtinë. Herën e parë u shfaq në kuadër të PriFestit e cila ishte bash në ditët kur Serbia varrosi me ceremoni ushtarake kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq, të shpallur fajtor për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, pasi trupat e komanduara prej tij, midis të tjerash, më 1995 vranë mbi 8 mijë civilë në Srebrenicë dhe herën e dytë bash një ditë para vendimit të Gjykatës Speciale për katër ish-krerët e UÇK-së.
Suksese rrugëtimit të “Duas”, Blerta e gjithë regjisortë tjertë na sjellshin emocionet si kjo i “Dua-s” e shumë filave tjerë shqip në kinemat tona!
