Arkiva
30 Gusht, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
S’jam e sigurtë kush dëshiron ta dëgjojë këtë thënie, por personat që ju duan, i marrin në konsideratë ndjenjat tuaja. Nuk ka asgjë të keqe të mendosh për të tjerët, është akti më i thellë i dashurisë njerëzore.
Historia ndër vite ka treguar që shqiptarët sa herë kanë menduar për të bërë mirë ose sa herë kanë fituar diçka, gjithmonë kanë bërë kompromise. Kosova, vendi që përherë u gjend para aktit të kryer duke u bërë “e zeza e vetes”, çka i ndodhi në 24 orët e fundit?
***
Posta e Kosovës hap pikën e saj të parë në Mitrovicën e Veriut, e cila u përcoll me fërshëllima. Pse mos pritëm me duartrokitë një vendim të tillë dikush? Nese po, prej kujt? Palës tjetër? Ndërkombëtarëve? Mirë që s’kërcitën granatat e dorës!! Serbia e paska qujt si veprim i njëanshëm i Kosovës. Qysh ndryshimet që i bënë në territorin e vendit tënd konsiderohen të njëanshme?? Se jemi lodh duke tentu me rujt qetësi e balanc.
***
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, së bashku me partnerët evropianë kanë shprehur shqetësim për aksionet “e njëanshme” të Kosovës”. Se di a e kishit qujt të një anshme nëse Kosova i kish ble prej Francës nja 12-të aeroplanë, qysh boni Serbia?
A mendove menjëherë “po hajt se Franca hon e don Serbinë e ka përkrahë”? Këto ditë aq shumë kan fol ndërkombëtarët për Kosovë, sa që ka fillu me mu duk që po e largojnë fokusin prej ndonjë situate tjertër që është duke ndodh e ne ende s’kemi dëgju! A ka mundësi???
***
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, tha se veprimet e pakoordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun e dhunës, e cila cënon sigurinë e të gjithë njerëzve në vend dhe rrezikon trupat e KFOR-it. A mundet qeveria me u koncentru mos me leju më konkludime të tilla? Menjëherë po aludoj për ndonjë aksion të fshehtë të serbëve si ai i tash 1 vitit, në Banjskë. Nëse kaq shumë po paralajmërohemi nga ndërkombëtarët, rrjedhimisht dikun gabimi është tek ne…?
***
Miku im/mikja ime, në jetë asgjë nuk është absolute. Një JO e fuqishme sot, do të jetë një PO e thënë me gjysmë fjale nesër. Andaj shijoje çdo përgjigje që merr dhe dhuron deri sa ta kuptosh apo shohësh të kundërtën e saj. Jeta është e shkurtër për të këmbëngulur në gjëra që nuk do të jenë asnjëherë plotësisht tonat! <3