Live Stories from Prishtina

LIVE

12 Shtator, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Mirëmëngjesi lexues i dashur, ty që emocionet i shërben në formë të valëve. Ti që gjithmonë i bën të tjerët për vete me dashurinë që dhuron, e pastaj mungesa e disponimit tënd i lë zbrazët të gjithë. Ju jeni arsyeja që dita jonë fillon mbarë.

Çka ndodhi në 24 orët e fundit në Kosovë dhe çfarë kuptim kanë këto ngjarje për mua?

***

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. A do të ketë ndikim në proceset tona juridike? Nëse kjo aktakuzë është ngritur në bashkëpunim me SHBA-të dhe EULEX-in a nuk e forcon edhe më shumë këtë aktakuzë? A ka qenë shumë në pah që sulmi ishte legjitimizuar nga Serbia që kohën kur ndodhi pse u nevojit një vit për këtë aktakuzë dhe sakt në kohën kur po bëhen një vit nga sulmi?

Aktakuza e Speciales tregon se të akuzuarit për sulmin në Banjskë kishin synim t’ia shkëpusnin Kosovës veriun dhe t’ia bashkonin Serbisë. Dokumenti tregon se grupi nisi të organizohej në tetor të 2021-s, në një takim në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sipas aktakuzës, Serbia, ndër të tjera, ia ka ofruar Radoiçiqit edhe infrastrukturën e nevojshme ushtarake për trajnimin e pjesëmarrësve.

***

Në anën tjetër Presidenti serb Aleksander Vucic, nuk u morr me aktakuzën por shprehi një hidhërim tjetër. Hidhërimi i tij qenka me masat që autoritetet e Kosovës po ndërmarrin për vendosjen e rendit ligjor në pjesën veriore të vendit, masa që gradualisht po i largojnë institucionet “paralele”, gjegjësisht institucionet e zgjatuara të Serbisë brenda Republikës së Kosovës! Pse të mos e potencojë një gjë të tillë me kaq vetëbesim të tepruar kur dy njerëzit me të cilët është takuar dhe të cilët kanë peshë diplomatike, Lajcak dhe ambasadori amerikan në Beograd, Hill kanë legjitimizuar pozicionin e presidentit të Serbisë karshi Kosovës?! A është e pritshme ndonjë veprim tjetër nga Serbia për të larguar vëmendjen nga aktakuza e sulmit në Banjskë?

***

Komuna e Prishtinës ka pezulluar tenderin për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë! Shumë gjëra të pa-kuptueshme kam me kthimin e kësaj rruge në shesh. Së pari nëse në kohën kur vetëm se komuna e ka pas të qartë që do të bëhet shesh, pse vazhdonte investimin në kabinat për pritjen e trafikut urban? Ose pse kjo pjesa me kalldrëm e vendosur në mes të sheshit vazhdohet intervenimi në të kohë pas kohe me largimin e kockave të vockla? Gjatë verës pse vazhdimisht është ndërtu dhe prish skena kur aktivitetet kulturore kanë qenë kaq afër njëra tjetrës?

***

Mos e nënvlerëso asnjëherë fuqinë e emocioneve tua lexues, ato mund të bëjnë ndryshim në botë!